Për përfaqësuesin e BeH çështja e Kosovës është problem i brendshëm i Serbisë

Lajme

Për përfaqësuesin e BeH çështja e Kosovës është problem i brendshëm i Serbisë

Nga: F.B Më: 30 janar 2019 Në ora: 15:14
Milorad Dodik

Kryesuesi i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Milorad Dodik është shprehur se “ respekton integritetin territorial të Serbisë dhe Kosovën e sheh si problem të brendshëm të Serbisë shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Republika Srpska dhe unë do të përcjellim atë që është qëndrim i Serbisë ", ka thënë ai në Bruksel.

Dodik pas takimit të kryesisë së BeH me komisarin Johanes Hahn dhe presidentët e Komisionit Evropian dhe Këshillit të Evropës Zhan Klod Junker dhe Donald Tusk deklaroi se me zyrtarët evropian përveç integrimit të BiH është biseduar edhe për situatën në regjion. 

"Republika Srpska dhe unë do të përcjellim atë që është qëndrim i Serbisë. Respektojmë integritetin territorial të Serbisë dhe mendojmë se Kosova është çështje e brendshme e Serbisë, të cilën ajo në dialog me Serbinë duhet ta zgjidh”, tha Dodik. 

Ai ka thënë se ky është qëndrim i tij personal dhe jo i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, duke shtuar se nga biseda me zyrtarët evropianë është theksuar nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit të marr dinamikë të re. 

"Kryesia e BeH ka ftuar të gjithë presidentët e regjionit, përveç përfaqësuesit të Kosovës që të vizitojnë BeH dhe të bisedojmë për të gjitha çështjet e hapura”,ka paralajmëruar Dodik. 

Për dy ditë rreth anëtarët e kryesisë së BeH Milorad Dodik, Zheljko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviç kanë takuar shefen e diplomacisë së BE-së Federika Mogherini, komisarin për bisedime për bashkëngjitje Johanes Hahn etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat