Palmer: Kjo është zgjidhja e vetme e problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës - Bota Sot
Palmer: Kjo është zgjidhja e vetme e problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës

Lajme

Palmer: Kjo është zgjidhja e vetme e problemeve mes Beogradit dhe Prishtinës

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 10:19
Matthew Palmer

Ushtruesi i detyrës së Zëvendësndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka përsëritur qëndrimin e Washingtonit për çështjen e Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së Zëvendësndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka përsëritur qëndrimin e Washingtonit se vendimi i Prishtinës për taksë ndaj mallrave serbe duhet të pezullohet në mënyrë që të hapet rruga e dialogut me Beogradin.

Sipas njoftimit nga Washingtoni, në bisedën mes Palmerit dhe Ministrit për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq është vlerësuar se të gjitha temat e hapura duhet të zgjidhen me dialog dhe se taksa duhet të pezullohet.

“Mbështetja e SHBA-së për krijimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë është me rëndësi të madhe”, deklaroi Jevtiq.

Në njoftimin e publikuar nga kabineti i tij thuhet se ai së bashku me Palmerin, në Ëashington është takuar edhe me përfaqësues të tjerë amerikanë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...