Vodhën mbi 8 mijë euro në Deçan, kërkohet paraburgim kundër tre personave

Lajme

Vodhën mbi 8 mijë euro në Deçan, kërkohet paraburgim kundër tre personave

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:53
Ilustrim

"Prokuroria ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve ndaj pesë të pandehurve F.B., B.K., N.H., L.B., dhe A.G., pasi më datën 22 janar 2019  në qytetin e Deçanit, përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”, në bashkëkryerje kishin grabitur shumën prej 8,543 euro.  

Paraprakisht, më datën 25 janar të këtij viti, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurve, B.K. dhe F.B., ndërsa tre të pandehurit tjerë, N.H., L.B., dhe A.G., janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë.                  

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake", thuhet në njoftimin dërguar mediave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat