Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër, A.B., për veprën penale “keqpërdorim i të drejtës së votimit”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri më datën 22 tetor 2017, gjatë zgjedhjeve lokale, ka votuar dy herë me kusht, fillimisht në fshatin Grabanicë të Klinës, pasi shfrytëzon të drejtën e votimit me kusht, i njëjtit më vonë voton prapë me kusht në Kpuz të Klinës, mirëpo vota i është refuzuar pas verifikimit nga KQZ-ja në Prishtinë.
Prokurori i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.