Psikologet alarmojnë: Keni kujdes privatësinë dhe integritetin e vajzës së mitur

Lajme

Psikologet alarmojnë: Keni kujdes privatësinë dhe integritetin e vajzës së mitur

Nga: BS Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 19:50
Ilustrim

Kemi parë gjatë këtyre ditëve lajme të vazhdueshme në lidhje me ngjarjen për përdhunimin e një të miture, detaje të ndryshme në lidhje me atë akt, shfryrje mllefi të njerëzve nëper rrjete sociale.

Lidhje me këtë ngjarje tragjike që ka ndodhë ditë më parë në qytetin e Drenasit, për “Bota Sot” kanë folur profesioniste të fushës së psikologjisë Blerina Murati si dhe Luljeta Tafilaj, të dya psikologe. Si njëra, ashtu edhe tjerta ka kërkuar që të shtohet kujdesi në raport me atë vajzë të mitur, pasi që fundja sipas tyre, për neve kjo temë pas ca ditësh harrohet, ndërsa ajo do të vazhdojë të jetojë me atë problem.

“Ndoshta ka pasur, por une nuk kam hasur në një lajm të vetem që vajza është duke marrë trajtim psikologjik për shkak të traumave që ka kaluar. Mund ta kuptojm rëndësinë që ka për një medium që të flas sa shumë për këtë temë dhe të jap sa më shumë informacione për publikun, por mesa duket nuk mund ta kuptojmë presionin edhe më të madhë psikologjik që mund të shkaktohet tek ajo”.

 Përderisa të gjithë flasim për këtë ngjarje, shprehim keqardhjen tonë, nuk e dijmë se si është gjendja e saj mendore dhe emocionale dhe si do të ndikojë e gjithë kjo pas disa ditësh kur në të gjithë do ta hartojmë këtë ngjarje, ndërsa ajo do të vazhdojë të jetojë cdo ditë bashkë me këto ngjarje”  ka deklaruar psikologia Blerina Murati

Edhe kolegia e saje Luljeta Tafilaj duke e komentuar këtë ngjarje ka thënë se “Nuk e dijm se si do të vazhdoj jeta e saj në shkollë, si do të trajtohet nga bashkëmosharët, a do të paragjykohet edhe më shumë, cfarë trajtimi do të ketë nga mësimdhënesit e tjerë dhe stafi i shkollës.

Trajtimi nga profesionsitët, në këtë rast nga psikologu, është i domosdoshëm, por edhe përkrahja nga familja dhe njerëzit e tjetë, pa dyshim që ndikon pozitivisht për tejkalimin e kësaj situate. Ndërsë presioni publik, medial apo social mund të rëndoj më shumë gjendjen emocionale të vajzës. Andaj para së gjithash, le të jemi të kujdesshëm që të mos e cenojmë privatsië dhe integritetin e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat