Vuçiq në Bujanoc - Bota Sot
Vuçiq në Bujanoc

Lajme

Vuçiq në Bujanoc

Nga: Sevdail Hyseni Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:12
Foto ilustruese

Kur erdhi Vuçe në Bujanoc,

Desh i ngeli në fyt një koc..!

Me të kaluar nëpër Levosojë,

Nuk e foli një fjalë me gojë!

Mendon nga t’ia filloj fushatës,

Këndej, apo matanë autostradës?!

Të hamendësohej s’e shihte të udhës,

E ardhmja e Serbisë, matanë hekurudhës.

Struket ngadalë me shumë kusuritje,

Nuk sheh shtëpi, që s’është në shitje!

Mosni vëllezër serbë, lutet presidenti,

Qëndroni këtu, mos ikni nga vendi!

Kjo është vatra Juaj, çështje më intime,

E hapim kuletën për shumë investime.

Tek fliste Vuçiqi ndër serbët lokalë,

Shkëlqente premtimi sall elektoral.

Korrigjim kufiri - do të ketë garant,

I gjithë Bujanoci gjendet në ankand!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...