Skot: Uashingtoni angazhohet për vazhdimin e dialogut - Bota Sot
Skot: Uashingtoni angazhohet për vazhdimin e dialogut

Lajme

Skot: Uashingtoni angazhohet për vazhdimin e dialogut

Nga: F.B Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 21:50
Kail Skot

Ambasadori amerikan në Serbi, Kail Skot, ka theksuar se, “Uashingtoni angazhohet për vazhdimin e dialogut gjë që është potencuar edhe në letrën e përbashkët me ambasadorin në Prishtinë Filip Kosnet” , duke shtuar se është e nevojshme heqjen e taksave, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

Skot është takuar sot me ministren e integrimeve evropiane Jadranka Joksimoviç me të cilën është biseduar për aktivitetet në raport me integrimet evropiane të Serbisë, efektet, dinamikën dhe realizimin e reformave, sikurse edhe për situatën në regjion, raportet bilateral mes dy shteteve dhe temat tjera.

Joksimoviç ka informuar ambasadorin për planet e punës në rrugën euro atlantike dhe prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë, duke shprehur bindjen se gjatë kryesimit të Rumanisë me Këshillin e BE-së, do të bëhet hapja e kapitujve tjerë.

Ambasadori Skot, nënvizoi mbështetjen e fuqishme të ShBA-ve për procesin e integrimeve evropiane të Serbisë.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar që Serbia ka arritur përparim në procesin integrues, por edhe punën që duhet bërë në vazhdimin e përmbushjes së kritereve për anëtarësim të plotë në BE siç janë sundimi i ligjit, efikasiteti i gjyqësisë dhe lufta kundër korrupsionit.

Beogradi është i përcaktuar për gjetjen e zgjidhjes së qëndrueshme dhe dialogun me Prishtinën, ai do të vazhdojë kur të hiqen taksat e njëanshme ndaj mallrave serbe tha Jakosimoviç duke shtuar se disa vende të regjionit nuk kontribuojnë në stabilitet në regjion..

Skot ka thënë se Serbia është partner me rëndësi i ShBA-ve dhe faktor i stabilitetit dhe sigurisë. Uashingtoni angazhohet për vazhdimin e dialogut gjë që është potencuar me letrën e përbashkët  me ambasadorin Kosnet për heqjen e taksave. Skot trimëroi Serbinë në vazhdimin e kontributit për stabilitet.

Joksimoviç dhe Skot vlerësuan se raportet mes dy shteteve janë të sinqerta dhe të mira me mundësi të zhvillimi të mëtutjeshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...