Vuçiq ende i ‘tmerruar’ nga taksa, ky është veprimi i radhës i kreut të Serbisë

Lajme

Vuçiq ende i ‘tmerruar’ nga taksa, ky është veprimi i radhës i kreut të Serbisë

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:23
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Moldavinë për qëndrimin e saj kundër shtetësisë së Kosovës.

Lideri serb ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Moldavisë, të angazhuar për integrime evropiane, Juri Leanko, dhe ka falënderuar pozicionin e Moldavisë kundër pavarësisë së Kosovës, raportojnë mediat serbe.

Ai po ashtu ka theksuar se Serbia mbështet sovranitetin territorial dhe integritetin e Moldavisë.

Vuçiq e njoftoi mysafirin e tij për gjendjen në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, vendimin për taksë ndaj mallrave serbe dhe prezantoi politikën e jashtme serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat