Shërbimit sekret serb po i mungon Milan Radojçiqi! - Bota Sot
Shërbimit sekret serb po i mungon Milan Radojçiqi!

Lajme

Shërbimit sekret serb po i mungon Milan Radojçiqi!

Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 14:45
Milan Radojçiqi

I arratisur nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, Milan Radojçiqi fshihet diku në Serbi.

Ai është akuzuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq. Me arratinë e tij, Radojçiqi mund ta vonojë zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit, gjë që i shkakton drejtësisë kosovare hendikep, mirëpo nga kjo arrati ka filluar të ndjehet fryma e lirisë te serbët e Kosovës, pavarësisht mendimit të tyre politik.
Serbët e Kosovës, varësisht përcaktimeve të tyre politike, po flasin! Ata nuk kanë folur. Gojën e patën mbyllur për shkak të frikës që e kishin nga Milani. Tash në Kosovë, përveç se ata flasin, kanë marrë guximin që edhe të ngritën në protesta kundër Vuçiqit.

Një protestë në Mitrovicë, dhe një tjetër në Graçanicë u shënuan kundër Aleksandar Vuçiqit dhe instrumentit të tij politik – Listës Srpska. Këtë gjë pak kush e ka pritur se do të ndodhë së shpejti. Veçmas kur kemi parasysh se për një përcaktim më ndryshe sesa përcaktimet e Vuçiqit, serbët e Kosovës kërcënoheshin, sulmoheshin në forma të ndryshme (u digjeshin automobilat, shtëpitë), por edhe vriteshin fare.

Vet Oliver Ivanoviqi u vra sepse i doli përballë Listës Srpska. Ai e tha vet pak para se të vritej, se ishte kërcënuar. Vrasja e Oliverit ua hapi sytë serbëve. I bëri më të vetëdijshëm. Vrasja e Oliverit i nxori zërat e disa politikanëve të venitur serbë. Reaguan dhe e thanë se adresa e atij që e kishte nxitur vrasjen ishte Beogradi. Përveç Oliverit të ndjerë që e kishte përmendur Milan Radojçiqin, edhe disa të tjerë filluan ta përmendin atë si shef të nëntokës. Serbët fillimisht nuk u pajtuan me aktet e tilla vrastare, por sot tashmë po organizohen me protesta kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiqit.

Duke shikuar nga një prizëm më i gjerë, po del se Milan Radojçiqi paska qenë njeriu kryesor i diktatit të Vuçiqit. Natyrisht se Milani është menaxhuar nga shërbimi sekret serb (BIA apo shërbimi ushtarak VOA), i cili plotësisht pastaj menaxhohet nga koka politike e Serbisë.

Prej kur mediat raportuan për Bojan Dimiqin si njëri nga drejtorët e BIA-s së Serbisë, redaksia ka hulumtuar më shumë për të. Gjatë hulumtimit, pashmangshëm është evidentuar edhe profili i tij në rrjete sociale. Përveç konfirmimit nga institucionet tona të sigurisë se ky profil është origjinal, argument tjetër për origjinalitet janë edhe fotografitë që i ka postuar aty. Foto të ndryshme, të tijat, të familjes dhe të shoqërisë, dhe të aktivitetit. Çudi sa ka amatorizëm prej një drejtori të BIA-s.

Mirëpo, ky hulumtim nuk është bërë për ta treguar amatorizmin e tij si punonjës i inteligjencës. Gjëja tjetër çudit janë postimet e tij plot vrer ndaj opozitës serbë në Serbi dhe ndaj serbëve që nuk i nënshtrohen pushtetit në Serbi e të cilët jetojnë në Kosovë. Përqeshte protestën në Graçanicë; përqeshte opozitën në Serbi. Villte në veprimtarinë e tyre, duke u quajtur tradhtarë, e si jo ndryshe!
Drejtori i BIA-s, përveç tjerash përkrah ende Millosheviqin, në kohën e të cilit në fakt është punësuar aty. Nga një zyrtar kaq i lartë i sigurisë së Serbisë, kuptohet se ai ishte prorus. Jo vetëm kaq, Dimiçi përkah edhe protestat e diktatorit të Venezuelës.

Nga e gjithë kjo nënkuptohet se, Bojan Dimiqi paska qenë ai që e ka udhëzuar Milan Radojçiqin, porse tash kur nuk e ka atë që ta “urtësojë” opozitën serbe si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, nuk mund të qëndrojë pa shprehur mendimin dhe urrejtjen, e edhe kërcënimin në rrjete sociale!

Nuk dihet nëse në këtë rast vlen fjala popullore shqipe se “Qeni që leh nuk të kafshon!”? Por, Dimiqi nuk fliste fare për opozitën serbe gjatë kohës sa e kishte Milanin këtej! Milani me një SMS kërcënues, apo me një porosi tjetër, ua mbyllte gojën gjithë kritikëve të Vuçiqit.

Tash, kur Dimiqi nuk ia mbyll gojën askujt, ka filluar ta hapë vet.

Kjo gjë e dëshmon edhe një fakt: edhe pse Milan Radojçiqi nuk gjendet para drejtësisë kosovare, arratisja e tij nga aktakuza që iu ka ngritur, paska mjaftuar që të ndalen kërcënimet ndaj serbëve që mendojnë ndryshe nga Vuçiqi si shef dhe Dimiqi i BIA-s si organizator.

Image
Image
Image

Prej këtu arrihet edhe një përfundim, i cili rezulton se kjo është veçse një shkollë e vjetër, por e rrezikshme ruse. Kur shterohen mundësitë e veprimeve që krijojnë bindje, atëherë duhet ngritur pluhur, gjë e cila e dekonspiron në tërësi planin e një “ariu plak” siç është Rusia. Pra, nëse pushteti në Serbi ka një shkollë ruse, atëherë mund të konkludohet se ai nuk e ka gjatë. Propaganda e tyre, megjithëse është e dëmshme, mbetet vetëm propagandë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...