Njësia Analitike e Parlamentit Evropian: Njohja e plotë e Kosovës dhe pranimi në institucionet ndërkombëtare ende shumë larg - Bota Sot
Njësia Analitike e Parlamentit Evropian: Njohja e plotë e Kosovës dhe pranimi në institucionet ndërkombëtare ende shumë larg

Lajme

Njësia Analitike e Parlamentit Evropian: Njohja e plotë e Kosovës dhe pranimi në institucionet ndërkombëtare ende shumë larg

Nga: F.B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 21:22
Ilustrim

Në raportin e fundit të Njësisë Analitike të Parlamentit Evropian ndër tjera vlerësohet se “njohja e plotë e Kosovës  dhe anëtarësimi i plotë në shumicën e institucioneve ndërkombëtare është shumë larg, ndonëse është e njohur nga 100 vende përfshirë edhe 23 vende të BE-së''

Në raportin e Qendrës analitike që shërben për informimin e parlamentarëve evropian në fusha në të cilat bisedohet në Parlamentin Evropian thuhet se raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë të rënduara, ndërsa përparimi drejt normalizimit në bllokuar.

”Me gjithë presionin e rritur ndaj të dy palëve, me qëllim të arritjes së marrëveshjes që do të iu hapte rrugë drejtë anëtarësimit në BE, raportet janë të rënduara, ndërsa normalizimi në bllokadë”, thonë në PE.

Në raport po ashtu thuhet se Serbia Kosovën e sheh edhe më tutje si territor të saj, ndërsa BE i ka kushtëzuar bashkëngjitjen edhe Serbisë edhe Kosovës me normalizimin e raporteve dhe i përkujton se që nga viti 2011 me ndërmjetësim të BE , të dy palët kanë zgjidhur disa “çështje teknike” por edhe sot e kësaj dite mospajtimet pamundësojnë komunikimin në fushën e tregtisë, energjisë dhe kalimit të kufirit.

”Ndonëse ka pasur përpjekje të integrimit të bashkësisë shumicë serbe nga veriut i Kosovës, Prishtina edhe më tutje ka vështirësi në kontrollin e atij regjioni. Edhe pse në vitin 2013 dhe 2015 ishin pajtuar për shkallë të drejtave të lartë të drejtave të shumicës serbe, përparimi në këtë çështje është në rrugë pa krye”, qëndron në raportin e shërbimit të Parlamentit Evropian.

Thuhet edhe se në vitin 2018 presidentët e Kosovës dhe Serbisë kanë nisur iniciativën për “korrektimin e kufijve”, gjë që është kritikuar ashpër nga Gjermania, për shkak të frikës se ajo mund të nxis jo stabilitet edhe vënien në pikëpyetje edhe të kufijve tjerë në Ballkanin perëndimor. Në raport po ashtu thuhet se ideja për shkëmbim të territorit është refuzuar edhe brenda Kosovës edhe brenda Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...