Ministri malazez i mbrojtjes: Kur kanë mundur Maqedoni e Greqia, sigurisht munden edhe Kosova dhe Serbia - Bota Sot
Ministri malazez i mbrojtjes: Kur kanë mundur Maqedoni e Greqia, sigurisht munden edhe Kosova dhe Serbia

Lajme

Ministri malazez i mbrojtjes: Kur kanë mundur Maqedoni e Greqia, sigurisht munden edhe Kosova dhe Serbia

Nga: F.B Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

"Kur kanë mundur Greqia e Maqedonia të tejkalojnë mospajtimin, jam i sigurt se këtë mund ta bëjnë edhe Beogradi dhe Prishtina dhe të tregojnë se janë të kthyer integrimit” ka thënë ministri malazez i mbrojtjes Petar Boshkoviq për mediat maqedone, përcjellë “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shprehur bindjen se bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit me mbështetjen e BE-së dhe ShBA-ve do të vazhdojnë dhe “ rrymat radikale do shuhen në regjion”.

"Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në NATO do të ndikoj pozitivisht në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, sepse iu ngushtohet hapësira elementeve radikal që do nxitnin jo stabilitet në regjion” tha Boshkoviq duke shprehur shpresën e vazhdimit të procesit të dialogut.

"Maqedonia dhe Mali i Zi janë vende të vogla në Ballkan, që ishte kaq turbulent me shekuj dhe jo vetëm në dy dekadat e fundit, me hyrjen në NATO janë zgjedhur shumë çështje. Janë shuar projektet shtetmadhe për kyçjen e këtyre vendeve në pjesë integrale të interesave, kështu që me zvogëlimin  e hapësirave elementeve radikale tejkalohet situata e jo stabilitetit dhe luftërave në këto hapësira ", mendon Boshkoviq.

Kyçja e Maqedonisë është “lajm shumë i mirë” për regjionin, pasi ky vend do të ketë dobi të mëdha ekonomike e zhvillimore si që kishte Mali i Zi.

"Kemi pasur rritje ekonomike dhe investime nga vendet e NATO-së me 250 për qind, është rritur fitimi nga turizmi që nga hyrja në NATO” tha ai duke nënvizuar se hyrja është vetëm fillim i procesit “ Pas bashkëngjitjes fillojnë proceset intensive të modernizimit, së pari të forcave ushtarake”, duke shprehur gatishmërinë për bartjen e përvojës malazeze dhe hyrjen edhe të tjerëve në NATO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...