9-vjeçarja vdes pasi ankohej prej muajsh, mjekët i thanë që…

Lajme

9-vjeçarja vdes pasi ankohej prej muajsh, mjekët i thanë që…

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 15:44
Taya Kauri

Gjeti vdekjen në moshën 9-vjeçare si pasojë e një infarkti. Taya Kauri, kishte nisur të kishte rrahje të shpejta zemre dhe prindërit e saj të shqetësuar e dërguan për vizitë në Middlemore Hospital, South Auckland, Austali.

Por në spital vajza pësoi arrest kardiak, si dhe gjeti vdekjen pak më vonë, gjatë kësaj të hëne.

Taya ishte zgjuar duke u ankuar se i digjte diçka në kraharor dhe se i rrihte zemra shpejt.

Nëna fillimisht mendoi se e kishte nga ankthi i shkollës, por pak më vonë kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte. Për një vit rresht vogëlushja ishte ankuar, por mjekët i kishin thënë se ishin vetëm simptoma ankthi.

Vajza ankohej se nuk mbushej me frymë, se lodhej shpesh dhe se nuk kishte oreks, por këto simptoma u nënvlerësuan prej mjekëve, shkruan noa.al.

Rrahjet e saj të zemrës ishte dyfishi i asaj që duhet të kishte. Familja e vogëlushes së ndjerë ka hapur një faqe online për mbledhje fondesh për të ndihmuar prindërit e saj dhe katër motrat e Taua për funeralin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat