Vuçiq: Kosova është fëmijë i llastuar që e krijuan fuqitë e mëdha perëndimore

Lajme

Vuçiq: Kosova është fëmijë i llastuar që e krijuan fuqitë e mëdha perëndimore

Nga: F.B Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 17:35
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot në Rashkë se “Kosova është ‘fëmijë i llastuar’ që e krijuan fuqitë e mëdha perëndimore që e tolerojnë të bëjë problem aty ku arrin, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Ai theksoi se “Pesha e pozitës së Serbisë është në faktin se përherë kërkohet një arsye më e vogël që Beogradi të akuzohet se nuk është bashkëpunues”.

"Për këtë duhet të jemi dhjetëfish më të qetë, racional, të përkushtuar ndaj tyre që të ruajmë pozitën tonë. Puna jonë është të sillemi me përgjegjësi, të flasim, të vërtetën dhe të luftojmë për interesat e popullit” tha presidenti i Serbisë.

Duke komentuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Haradinaj se nuk do lejojë që heqja e taksës të jetë kusht për vazhdimin e dialogut, Vuçiq ka thënë se ka pritur atë qëndrim.

"Ata llogarisin në humbjet ekonomike, llogarisin se askush në Serbi nuk është i interesuar për Kosovën, por ne jemi. Mua më shqetëson që njerëzit jo përgjegjës edhe iracional marrin masa që mund të shpien në drejtim të keq ", ka thënë Vuçiq.

Ai theksoi se serbëve të Kosovës iu ka transmetuar se ai është përkrah tyre dhe i ka lutur që mos të shkojnë në ushtrinë e Kosovës.

"Luta të gjithë serbët që mos të shkojnë në Ushtri të Kosovës dhe të mendojnë pse u formua, cilat janë nevojat dhe qëllimet që është formuar", ka thënë Vuçiq dhe shtoi vetëm edhe konflikti “serb-serb” na duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat