Sovraniteti nuk është libër i ëndrrave

Lajme

Sovraniteti nuk është libër i ëndrrave

Nga: F.B Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 23:12
Vuk Drashkoviq

Është e qartë ku është Kosova sot, po nuk është e qartë ku është Serbia.

Pothuajse dy dekada Serbia nuk ka sovranitet shtetëror ndaj Kosovës, ndërsa Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka thënë se Pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me rezolutën 1244 të KS të OKB-së, as kartës së OKB-së, as drejtën ndërkombëtare. Serbia këtë nuk e pranon. Sovraniteti I shuar ndaj krahinës së deri vonshëm, u bart në preambulën e Kushtetutës, në ligjet shtetërore dhe predikohet kishtare se Kosova edhe më tutje është pjesë e Serbisë, që kufijtë e saj nuk janë te Podujeva, por në Bjeshkët e Nemura. Pavarësinë e Kosovës e mbështesin shumica e anëtarëve të OKB-së. Shumë vende me gjithë atë në anën e sovranitetit në letër dhe tërësisë territorial të Serbisë, ndërsa Rusia e Kina, anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit, pamundësojnë anëtarësimin e Kosovës në organizatën kulmore të botës.

Për Kinën, Kosova është si Tajvani, ujdhesa e larguar nga sovraniteti. Ndërsa për Rusinë çka është Kosova? Nëse sovraniteti i Serbisë ndaj Kosovës është deklarativ sipër realitetit të sovranitetit të Kosovës, atëherë edhe sovraniteti verbal i Ukrainës ndaj Krimesë duhet të jetë sipër sovranitetit real të Rusisë. Po kjo nuk është ashtu. Në Moskë e dinë mirë se secili sovranitet buron nga realiteti dhe se edhe BE edhe ShBA por edhe vetë Ukraina duhet të pranojnë nënshtrimin e sovranitetit deklarativ ndaj realitetit të Rusisë ndaj Krimesë.

Para dy dekadave pranë përfundimit të luftës në Kosovë të regjimit të Slobodan Millosheviqit me aleancën e NATO-së, Rusisë I takoi roli i qëndisjes së rezolutës 1244 të KS të OKB-së për dëbimin e Millosheviqt dhe Serbisë nga Kosova. Rezoluta u miratua sipas kapitullit shtatë të kartës së OKB-së, ku është lejuar ndërmarrja e masave dhe forcës kundër regjimeve që rrezikojnë regjionin dhe paqen botërore! Kështu rezoluta 1244, më pas ka legalizuar edhe bombardimet e Serbisë nga NATO.

Tash, kur u shfaq shpresa se nyja e Kosovës mund të zgjidhet me marrëveshjen mes serbëve dhe shqiptarëve, Serbisë dhe Kosovës, nga Kremlini përsërisin se me rezolutën 1244 Serbia e mbron dhe e mban Kosovën! Kjo nuk është gabim apo padije, por tentim që të mashtrohen edhe mbyllen sytë popullit në Serbi, nxitje e ndjenjave kundër perëndimore dhe parandalim i bllokimit të integrimit euroatlantik të shtetit tonë. E dhimbshme shtesë në këto porosi është shfajësimi i regjimit serbe të Millosheviqit, që ka djeg dhe ktheu në humbje luftën ballkanike dhe luftën e madhe të Mbretërisë së Serbisë duke kontribuar në vrasjen e shtetit nga Athina në Alpe, të krijuar 100 vite më parë, që na poshtërojnë, që pas shumë humbjeve dhe tmerreve humbi edhe Kosovën!

Këshillat nga Pekini janë tipike kineze. Mos mënjanimi dhe shërimi i plagës së Kosovës, por pritja, ashtu siç ata presin që kinezët tajvanez të kthejnë pushtetin mbi ujdhesën. Shëmbëllim i rrejshëm. Në Kosovë janë mezi 5 për qind dhe pakësohen secilën ditë. Serbët në jug të Ibrit janë ujdhesë e rrallë në detin shqiptar. Shqiptarët nuk do heqin dorë nga sovraniteti i vetë. Serbia në Kosovë mund të kthehet vetëm me forcë, vetëm me luftë dhe fitore që do bëhej jo vetëm kundër shqiptarëve të Kosovës, por sipas (rezolutës 1244) edhe kundër KFOR-it dhe aleancës së NATO-së.

Secili shtet që pranon sovranitetin deklarativ ndaj Kosovës, ka ndonjë arsye, qëllim apo dobi. Po çka fiton Serbia? Trimërimi që të vazhdoj në mbrojtjen e dhembjes së vetë, që do kushtojë shtrenjtë dhe është iluzion i rrezikshëm. Ky shteg drejton në thellimin e konfliktit me shqiptarët, që viktimat më të mëdha të tyre do të jenë serbët e mbetur dhe trashëgimi kulturore e popullit serb në Kosovë. Serbia me një strategji të këtillë vë ne rrezik të ardhmen evropiane.

Ka kohë që unë si student kam dëgjuar ligjërata të akademikut Radomir Lukiç, autoritetit më të lartë serbe me respekt ndërkombëtar, rreth asaj çka është sovraniteti shtetëror dhe çka nuk është dhe mund të jetë sovranitet shtetëror.

Sovraniteti është realitet, jo libër i ëndrrave. Sovraniteti është term supreme shtetit dhe të drejtës. Ajo buron nga realiteti, jo nga ëndrrat dhe thirrjet në histori, e drejta religjioze apo tjetër apo nga mos pranimi I realitetit në të cilën sovranitetin e kryen dikush tjetër. Sovraniteti nuk mund të ekzistoj si drejtësi dhe mos të jetë realitet në ushtrimin e pushtetit. Sovraniteti është si buka, ndërsa sovraniteti i ëndërruar është vizatimi i bukës. Nëse pushteti i mëhershëm i sovranitetit nuk mund të kthejë pushtetin e vetë, duhet të pranohen faktet. Sovraniteti në letër, deklarativ duhet të i nënshtrohet sovranitetit faktik …

Në Serbinë e sotme, këto qëndrime të profesorit Lukiç duken heretike. Po të ishte gjallë që të I përsëris, shumë do ta akuzonin për tradhti ndaj Kosovës.

Autori është kryetar I Lëvizjes së Rimëkembjes Serbe dhe ish shefi I diplomacisë së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat