Vuçiq kërcënon: Kemi forca të mjaftueshme për intervenim

Lajme

Vuçiq kërcënon: Kemi forca të mjaftueshme për intervenim

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:27
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendi i tij ka forca të mjaftueshme në lidhje me nevojën për të parandaluar çdo mundësi që kushdo të kryejë ndonjë sulm apo veprim kundër Serbisë.

Ai këto komente i bëri gjatë një vizite në Lebane, pas të cilës do të vizitojë edhe Medvegjën dhe Banjën e Sjarinës, për të cilat më herët tha se do të mbeten Serbi, pavarësisht pohimeve se mund t’i bashkëngjiten Kosovës në rast të shkëmbimit të territoreve.

"Sa i përket forcës sonë, ato janë të mjaftueshme për të intervenuar në çdo kohë. Ato janë jo proporcionale në raport me nevojën. Njerëzit nuk duhet të shqetësohen," tha ai, duke shtuar se sa i përket marrëdhënieve shqiptaro-serbe, nuk ka nevojë për shqetësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat