SZS: Sulmi verbal në Dragan Gjilasin në Leposaviq u organizua nga ekipi i Zoran Milojeviç Zeljina

Lajme

SZS: Sulmi verbal në Dragan Gjilasin në Leposaviq u organizua nga ekipi i Zoran Milojeviç Zeljina

Nga: F.B Më: 5 mars 2019 Në ora: 23:29
Lidhja për Serbi

Lidhja për Serbi ka akzuar për sulm dhe ofendim “pjesëtarët e ekipit të Zoran Milojeviç Zeljina të punësuar në komunën e Leposaviqit”, ndaj themeluesit të bllokut opozitar Dragan Gjilas dhe Slavisha Ristiç gjatë qëndrimit të tyre në këtë komunë në veri të Kosovës, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Në një kumtesë lidhur me këtë rast theksohet se Gjilas dhe Ristiç vizituan Leposaviqin “që me qytetarët dhe përfaqësuesit politik të bisedojnë rreth presioneve me të cilat ballafaqohen dhe sfidat”, SZS njoftoi se Gjilas dhe Ristiç janë “sulmuar verbalisht dhe janë ofenduar nga disa kapadai lokal”.

"Grupi është udhëhequr nga Stevan Petronijeviç anëtar i Këshillit komunal. Krahas këtij në këtë sulm verbal dhe ofendim morën pjesë edhe Nenad Georgijev, Dalibor Vukiçeviç, Milan Ivanoviç, Nikola Niçiforoviq, Ivan Peleviç dhe Ivan Petroviç. E gjithë ky ekip ka marrë pjesë në aktivietetet e Partisë Përparimtare Serbe në komunën Luçani “, thuhet në kumtesë.

Lidhja ka theksuar se sulmi ka nis në një restorant ku ata kanë hyr dhe “ menjëherë kanë nis me ofendime”.

"Pas 15 minutave pronari I restorantit ka kërkuar të ndërpritet shqetësimi dhe ofendimi, ndërsa pas daljes jashtë ata kanë vazhduar edhe më zëshëm”,  thuhet në kumtesë.

Duke përfunduar kumtesa e SZS thotë se "pas gjithë kësaj shihet qartë në çfarë kushte jetojnë serbët e Kosovës që nuk mbështesin Vuçiqin dhe regjimin e tij".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat