Gjillas pas sulmit në Leposaviq: Serbët që s’e përkrahin Vuçiqin janë të rrezikuar - Bota Sot
Gjillas pas sulmit në Leposaviq: Serbët që s’e përkrahin Vuçiqin janë të rrezikuar

Lajme

Gjillas pas sulmit në Leposaviq: Serbët që s’e përkrahin Vuçiqin janë të rrezikuar

Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:16
Dragan Gjillas

Njëri nga liderët e Lidhjes për Serbinë Dragan Gjillas ka thënë se pas sulmit të cilën e ka përjetuar në Leposaviq, edhe një herë ka kuptuar se çfarë përjetojnë serbët e Kosovës të cilët nuk e përkrahin presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Pas organizimit të sulmit verbal dhe fyerjeve nga ana e një grupi të rinjve, edhe një herë kam kuptuar se çfarë janë duke përjetuar njerëzit të cilët jetojnë në Kosovë, por nuk janë përkrahës të Aleksandar Vuçiqit”, ka thënë Gjillasi për gazetën serbe “Danas”.

Në Leposaviq, atë dhe pjesëtarët e opozitës serbe Slavisha Ristiq dhe Marko Ristiq i ka sulmuar një grup i të rinjve, për të cilët ata pretendojnë se janë të punësuar në komunën e Leposaviqit dhe janë pjesëtarë të grupit të Zoran Milojeviq Zela.

Ai pretendon se Lista Serbe nuk e përfaqëson popullin serb në Kosovë, por një pjesë të korruptuar të PPS në pushtet të Aleksandar Vuçiqit.

“Përfaqësuesit e tyre edhe më tutje janë të ulur në Qeverinë e Ramush Haradinajt dhe rregullisht marrin rrogë për punën e tyre. Kemi identifikuar të gjithë tetë “përfaqësues të popullit” të cilët janë të punësuar në komunën e Leposaviqit dhe kanë marrë pjesë në grupin për kërcënime dhe presione në zgjedhjet lokale në Luçan”, ka thënë Gjillas, duke e komentuar kumtesën e Listës Serbe me të cilën e ka sulmuar atë.

“Sot marrëdhëniet në mes serbëve dhe shqiptarëve janë më të këqija se para shtatë vjetëve kur Aleksandar Vuçiq e ka marrë pushtetin dhe kjo është e dukshme në çdo hap. Populli serb është në pozitë posaçërisht të vështirë sepse është i ekspozuar maltretimeve nga partia e kriminelëve serbë”, ka thënë Gjillas i cili të martën dhe të mërkurën qëndroi në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat