Pamje nga protesta e serbëve në veri: Nuk e japim veriun, nuk e japim Trepçën

Lajme

Pamje nga protesta e serbëve në veri: Nuk e japim veriun, nuk e japim Trepçën

Më: 7 mars 2019 Në ora: 14:22
Pamje nga protesta

Në veri të Mitrovicës ka filluar një protestë e serbëve, “për të shprehur pakënaqësinë për shkak se autoritetet e Prishtinës e kanë miratuar dhe vënë në fuqi nenet e organizimit të Trepçës, si dhe njoftimin e regjistrimit të ndërmarrjes në Prishtinë, të cilat janë konsideruar si një prej masave që synojnë për të dëbuar serbët nga Kosova”, raportojnë mediet serbe.

Protestuesit u mblodhën pranë memorialit të Car Lazarit në Mitrovicën e Veriut duke mbajtur flamuj serb, flamujt të Kombinatit Trepça, si dhe transparente: ”Nuk e japim veriun, nuk e japim Trepçën”, “Ne duam paqe”, “Serbi, ndihmë”, “ Mbështetje Presidentit Vuçiq, “Stop akuzave të montuara”, “Stop persekutimit të serbëve”…

Siç është paralajmëruar, fjalim do të mbajë Drejtori i Qendrës Klinike Spitalore në Mitrovicë, Millan Ivanoviq, zëvendëspresident i Listës Serbe Igor Simiq dhe përfaqësues të Kombinatit Trepça nga radhët e komunitetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat