“Çmendet” Vuçiqi, liderët e Kosovës i quan “bandë të Prishtinës”: Zhdukuni me atë letër…

Lajme

“Çmendet” Vuçiqi, liderët e Kosovës i quan “bandë të Prishtinës”: Zhdukuni me atë letër…

Nga: F.B Më: 8 mars 2019 Në ora: 20:11
Aleksandar Vuçiq

Presidenti Aleksandar Vuçiq porositi se “Serbia kurrë nuk do të pranoj ultimatumin që ka vendos Prishtina me miratimin e platformës”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”, duke shtuar se"përgjigja ime të gjithë atyre është – nuk di sa do të mbetem se Haradinaj më ka kërcënuar se do më rrëzoi nga pushteti, disa rivalë tonë opozitarë i presin mirë në Prishtinë, i ndihmojnë në forma të ndryshme, ndoshta do të më rrëzojnë, por unë ato kushte kurrë nuk i pranojë ", tha Vuçiq.

"Tash, shporruni me atë letër, bandë e Prishtinës, ku të doni dhe shihni nëse dikush të ju plotësoj ato, Serbia nuk e bënë ", tha ai.

Ai ka thanë se gjashtë muaj më parë ka tërhequr vërejtjen në Bruksel për platformën e Prishtinës dhe katastrofën për të gjithë Ballkanin, ndërsa BE e ka bind se ajo nuk do të vij në rend të ditës, se nuk do të votohet, ndërsa sot thonë “nuk kanë koment” në atë dokument.

"Më pyesni a më kanë mashtruar, po, para së gjithave e kanë mashtruar vetën” ka thënë Vuçiq duke shtuar se “ Por, nuk është Serbia aq e vogël edhe e dobët, si mendojnë. Përgjigja ndaj Prishtinës është qartë JO”.

“Dje ka ndodhur, ata miratuan platformën, kam menduar se pafytyrësia dhe paturpësia ka fund, dje e kam kuptuar se nuk kanë” ka tërhequr vërejtjen Vuçiq duke shtuar se në platformë kanë vënë qëndrimin se “duhet të pranojmë Kosovën, menjëherë”.

Sipas tij kjo nuk ka mjaftuar “ sepse qëndron se atë duhet ta bëjmë në kufijtë e tanishëm të Kosovës, ashtu që të kualifikohen të na njohin dhe një ditë të na falin gjynahet tona. Ky është parakusht I dëshmimit të besimit se mund të njohin Serbinë, sikur nuk jemi shtet dhe kemi nevojë të na njohin. Po të mos ishte e trishtueshme do ishte qesharake “, tha Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se që nga fillimi I mandatit dëshiron të ik konfliktit dhe të ruhet paqja. „Dua që fëmijët tanë të rriten në paqe, të kenë jetën e vetë në të cilën mendojnë për ardhmëri “, theksoi ai.

Ai ka treguar si ndihej kur ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe kur kritikohej nga ata që kanë dorëzuar moti Kosovën. E kisha vështirë tha ai në Mitrovicë, sepse serbët atje ishin kundër kësaj marrëveshje dhe kur tërë natën është dashur të ju sqaroj se duhet të ruhet paqja, por do të kenë mbrojtjen tonë dhe të shtetit.

“Të gjithë kanë thanë se jam tradhtar dhe u akuzova nga ata që e dorëzuan Kosovën, ia dhanë pavarësinë me vendim të GJND-së dhe kanë vendosu kufijtë në Jarinje edhe Bernjak“, ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se “Serbia ka punuar në prezantimin para botës si partner i besueshëm, të di se kur pajtohemi dhe nënshkruajmë diçka e mbajmë fjalën”.

“Kërkojmë nga evropianët dhe bota që të respektojnë fjalën tonë dhe shkronjat në letër, por kërkoni edhe nga pala tjetër të njëjtën. Sot bëhen mbi 2 mijë e 150 që nuk kanë përmbushur asnjë obligim nga marrëveshja e Brukselit as formimin e Asociacionit “, tha ai.

Sipas Vuçiq kjo nuk është marrja vetëm e shqiptarëve, që flasin se besa e tyre është gjithçka a nuk ka asnjë vlerë. Marre është për ata që ishin ndërmjetësues nga BE fjala e të cilëve nuk kishte vlerë.

“Ata nuk na kanë bërë asgjë në formimin e Asociacionit. Ne kemi plotësuar gjithçka , këtë ia thash edhe zyrtarit amerikan” tha Vuçiq duke shtuar se “Serbia nuk do pranoj kurrë ultimatumin që Prishtina ka miratuar në platformë. Përgjigja ime të gjithë atyre është Jo” ka thënë ai.

"Tash shporruni me atë letër, banë e Prishtinës, ku të doni dhe shihni nëse do ju plotësohet nga dikush, po jo nga Serbia ", tha Vuçiq duke shtuar se platforma është imtësi në raport me atë që do të pasojë. Ai ka thënë se sipas platformës Serbia duhet të përgjigjet në krimet seksuale ndaj shqiptareve dhe krimet tjera se do formohet Gjykata e veçantë për to, pastaj ne të ju paguajmë dëmshpërblime të luftës, pasi që “ kanë bërë shkëputje me agresion”.

"E gjithë kjo nuk mjafton, do të na duhet të plotësojmë 5 kushte që ata ‘të mëdhenjtë” e kësaj bote të pranojnë dhe të na falin në një moment. Pra kuptoni ata miratuan platformën që mos të ketë dialog, që mos të ketë bisedime. Dëshira e tyre që me partnerët perëndimor të poshtërojnë Serbinë ", tha ai.

Serbia thotë ai, duhet të di që përgjigja në këto ultimatume me mbështetje të mentorëve perëndimor është “jo nuk do të merrni këtë”.

"Serbia është vend i njerëzve të ndershëm, të respektuar dhe të përgjegjshëm, që ruajnë vendin dhe popullin. Ndërsa ju që keni menduar se do të ju lus për pak fotele, për më shumë pushtet, ajo nuk më intereson” tha Vuçiq..

Nisuni nga vetja zotërinj evropian dhe vendor, a nuk kuptoni se ka të tillë që morali, nderi dhe atdheun e kanë mbi të gjitha, se jam këtu të mbroj popullin tim dhe të mos jap shtetin askujt që ta shkatërroj dhe djeg ", ka thënë Vuçiq duke shtuar se “Serbia ka dashur kompromis, por tash nuk e do” .

"Por të shkatërroni dhe ‘shkurtoni’ Serbinë, këtë as shumë më të fortë se Prishtina nuk kanë mundur pa nuk do të mundeni as ju”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat