Vuçiq për dialogun me Prishtinën: Nuk jemi afër marrëveshjes, në prill pres lëvizje

Lajme

Vuçiq për dialogun me Prishtinën: Nuk jemi afër marrëveshjes, në prill pres lëvizje

Nga: F.B Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:16
Aleksander Vuçiq

“Nuk jemi afër marrëveshjes me Prishtinën, sepse nuk jemi në bisedime”, ka thënë presidenti Vuçiq lidhur me takimin që ka zhvilluar me këshilltarët e kancelares Angela Merkel, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”

Ai lidhur me takimin me zyrtarët gjerman theksoi se “pret që gjatë prillit do ketë lëvizje të reja dhe përpjekje të BE-së që gjërat në terren të lëvizin.

Vuçiq potencoi se nuk jemi afër marrëveshjes sepse “ nuk flasin gjermanët me Prishtinën, por ne, ndërsa nuk ka bisedime”.

Zyrtarët gjerman sipas tij kanë kërkuar nga Prishtina që të heq taksat dhe pret që këtë ta bëjë Prishtina, ndërsa gjatë takimit është debatuar edhe për dialogun, taksat dhe platformën e miratuar nga Prishtina.

"Ata kanë vendosur taksën me qëllim që të kenë mbështetje të brendshme politike. Platforma që kanë miratuar është aq e keqe dhe unë njoftova zyrtarët gjerman me qëndrimin e Serbisë se ajo është aq e keqe sa nuk sheh mënyrë të lëvizjes drejt ardhmërisë", sqaroi ai.

Vuçiq ka përkujtuar se platforma e Prishtinës është përcjell me akte ligjore dhe ka fuqi obliguese. Sipas tij, aty nuk bëhet fjalë vetëm për integritetin territorial, sepse Prishtina konsiderohet si shtet i pavarur që nga 2008, që është mbështetur me vendimin e GJND-së nga 2010, por edhe për dhjetar kushte që janë të tmerrshme për Serbinë.

"Është e pamundur në ato tema të bisedohet", porositi ai.

Ai shtoi se me gjermanët bisedoi edhe si duhet të ruhet stabiliteti dhe paqja, si të iket eskalimit të situatës, ndërsa këshilltarët e kancelares kanë përcjell qëndrimin se nga Prishtina është kërkuar heqja e taksës.

"Pres që gjatë prillit do të ketë lëvizje të reja dhe përpjekje nga BE që gjërat në terren të lëvizin. A do të ketë heqje të taksës do të shohim", tha Vuçiq.

I pyetur pse Serbia nuk ka platformë, Vuçiq ka thënë se, "përgjigja është logjike dhe e sheh secili qytetar i kuptueshëm. Nëse doni të bisedoni nuk duhet të ngulitni gjërat, ndërsa i ngulitni gozhda vështirë nxirret. Të bëjmë platformë të ngjashme me Prishtinën, të vendosim Tribunal për shqiptarët q dhunuan serbe, atëherë e bëni këtë që mos të ketë marrëveshje. Serbia tregon se është e përcaktuar për bisedime, sepse nuk ka vendos masa reciproke. Lufton për investime dhe përparim ekonomik. Po të mos silleshim kështu, në asgjë s’do të mund të llogaritnim. Nëse thoni se nuk doni marrëveshje, atëherë bëni platforma", nënvizoi ai.

Vuçiq theksoi se Serbia dëshiron kompromis dhe marrëveshje."Nuk ka konflikt të ngrirë. Çfarë konflikti i ngrirë nëse nesër dikush merr Trepçën, Gazivodën dhe vendos administratën", pyeti ai

Nëse nuk zgjidhim problemin, do të kemi edhe një gjeneratë të humbur dhe kohë të humbur, ndërsa situata aktuale dëshmon se Kosova në veri po mbyll të gjitha linjat e gjelbra.

Ka rasti si ky i fundit ku vetë serbi njofton policinë për kamionin me mallra serbe gjë që ka ndjell zemërim të madh.

"Po mbyllin të gjitha rrugët alternative për kalim të mallrave tona, ngritin akuza ndaj njerëzve, që janë të aftë të mbrojnë veriun " tha Vuçiq duke shtuar se nuk tregojnë kush vrau Ivanoviq, se nuk kanë ide dhe bëhen të marr e ndjekin njerëz për shpim të gomave para 10 viteve.

"Thellësia e aksionit është shumështresore, heqin njerëzit më të aftë në mbrojtjen e Kosovës, Nuk lejojnë asnjë hyrje të mallrave në veri, Ndërsa në jug kanë problem me furnizim, Duan që të na ndalin çdo gjë në veri", ka thënë Vuçiq, ndërkohë ndaj kësaj nuk reagon askush në botë.

Serbia po lufton të furnizoj qytetarët e vetë dhe secilën ditë ballafaqohet me faktin se nuk ka konflikt të ngrirë.

"Këtë ekspertët që ulen dhe bëhen gjenial duke folur. Kam frikë se jemi larg nga zgjidhja, heqja e taksës, normalizimi i qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve", theksoi Vuçiq duke shpreh shpresën se do të kemi forcë të mjaftueshme që të luftojmë për paqe edhe investime, sepse kjo shqiptarëve nuk iu intereson se as që kanë investime, ata kanë parat që ju vijnë nga jashtë, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat