Rusia kërkon përgjegjësi për bombardimet e NATO-s

Lajme

Rusia kërkon përgjegjësi për bombardimet e NATO-s

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:48
Bombardimet e NATO-s

Rusia miratoi një dokument me rastin e 20 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër ish Jugosllavisë, ku thuhet se ky operacioni e ka kthyer Aleancën në një kërcënim të madh për sigurinë në botë.

Përmes këtij dokumenti Rusia bën thirrje që, siç i quajti, iniciatorët e këtij krimi t’i përgjigjen drejtësisë.

Sipas dokumentit të miratuar nga Dhoma e Lordëve të Parlamentit rus, ky operacion ushtarak ka ndikuar negativisht në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe besimit mes shteteve evropiane, si dhe mosndëshkimi i përgjegjësve çoi në tragjedi të reja në Siri, Irak dhe Libi, shkruan Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat