Petroviq ndihet i kërcënuar nga Vuçiq, frikësohet se e pret fati i njëjtë si Oliver Ivanoviqi

Lajme

Petroviq ndihet i kërcënuar nga Vuçiq, frikësohet se e pret fati i njëjtë si Oliver Ivanoviqi

Më: 13 mars 2019 Në ora: 21:31
Aleksandër Vuçiq dhe Petroviq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Slobodan Petroviq, po ndihet i rrezikuar.

Arsyeja është, Aleksadnër Vuciq.

Presidenti i Serbisë, ditëve të fundit po lëshon akuza të forta ndaj tij.

Kryetari Partisë Liberale të Pavarur, sipas Vuçiqit ka votuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Liberalin po e akuzon se bëri edhe kuorumin për të votuar dokumentin, siç e quan Vuçiq banditesk, Platformën për Dailogun.

Për këtë shkak, ligjvënësi kosovar nëpërmjet një letre publike iu drejtua të të njëjtit person që po e kërcënon, Presidentit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat