Daçiq: Asnjëherë nuk na kanë pyetur çfarë duam me Kosovën

Lajme

Daçiq: Asnjëherë nuk na kanë pyetur çfarë duam me Kosovën

Më: 17 mars 2019 Në ora: 10:28
Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kurrë nuk ka pasur bisedime se çfarë dëshiron Serbia si rezultatin përfundimtar në negociatat me Kosovën.

Sipas tij çdo herë që është hapur mundësia për një kompromis, siç thotë ai, gjithmonë ka ndodhur ndonjë incident.

“Nuk kemi ardhur te këto tema. Sa herë që është hapur një mundësi për të shkuar drejt  kompromisit, gjithmonë ka ndodhur ndonjë incident. Këto nuk janë vetëm dyshime, ekzistojnë pretendime se disa vende evropiane nuk duan që kjo të përfundojë shpejt”, deklaroi Daçiq.

Daçiq thekson se Britania e Madhe dhe Gjermania nuk e përkrahin ndarjen e Kosovës.

“Këtu po zhvillohet një betejë gjeopolitike, por jo më me Moskën, por midis partnerëve perëndimorë. Bëhet fjalë për një gjeografi politike shumëfishtë, që ndërthuret me ne”, tha Daçiq për gazetën “Politika”.

Sa i përket mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare deri në fund të këtij viti, Daçiq tha se “kjo do t’i takonte fantastikës shkencore politike”.

Ai thekson se duhet të hiqet taksa ndaj mallrave serbe në mënyrë që të vazhdojnë dialogun, “por fakti se Kosova nxori Platformën për dialog, kjo na vë në një pozicion të ri politik – se ata nuk duan asnjë kompromis”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat