Provokimet absurde serbe: Prishtina mbështet opozitën për rrëzimin e Vuçiqit

Lajme

Provokimet absurde serbe: Prishtina mbështet opozitën për rrëzimin e Vuçiqit

Më: 17 mars 2019 Në ora: 20:35
Pamje nga protesta

Autoritetet në Prishtinë, përmes mediave shqiptare në Kosovë, po mbështesin opozitën serbe për të vazhduar rrugëtimin në rrëzimin nga pushteti të presidentit Aleksandar Vuçiq.

Kështu deklaroi sot ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale të Serbisë, Zoran Gjorgjeviq.    

Ai tha se Serbia nuk do të destabilizohet, pavarësisht se sa para u investuan në organizimin e trazirave.

Gjorgjeviq tha se nuk duhet të ketë frikë në Serbi dhe se Serbia në pajtim me principet e demokracisë do t’i përgjigjet dhunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat