Mediat serbe e quajnë provokim mbështetjen e ministrit malazez që dialogu duhet të përfundoj me njohjen e Kosovës nga Serbia

Lajme

Mediat serbe e quajnë provokim mbështetjen e ministrit malazez që dialogu duhet të përfundoj me njohjen e Kosovës nga Serbia

Nga: F.B Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:36
Mediat serbe e quajnë provokim mbështetjen e ministrit malazez që dialogu duhet të përfundoj me njohjen e Kosovës nga Serbia

Gjatë qëndrimit në Prishtinë ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Srgjan Darmanoviq ka theksuar se “ Përfundimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa do e gjatë të jetë ajo rrugë duhet të përfundoj me pranimin e Kosovës nga ana e Serbisë, gjë që sipas medieve serbe është vlerësuar si provokim i ri, shkruan “Blic” transmeton “Bota Sot”.

Ky medium më tutje vazhdon se Darmanoviq ka thënë se “Mali i Zi ka shqetësim të konsiderueshëm rreth idesë së ndryshimit të kufijve, por do të pranojë secilën marrëveshje ndërmjet palëve duke shtuar se “çka është e mirë për fqinjët është e mirë edhe për Malin eZi ".

Ministri malazez dhe ai i Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në kontekstin e integrimit euroatlantik.

“Mali i Zi është vend i vogël, që dëshiron paqe në regjion dhe nuk i konvenojnë krizat. I dëshirojmë fqinjëve tanë çdo të mirë, sepse as ne nuk jemi mirë, nëse ata nuk janë. Për këtë duam që Serbia dhe Kosova të rregullojnë raportet e tyre në mënyrën më të mirë” ka deklaruar gjatë qëndrimit në Prishtinë.

Ai theksoi se në fund të asaj rruge që me gjasë do jetë e gjatë nënkuptohet se duhet përfundoj me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, shkruan “Blic”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat