Serbët të inatosur me maqedonasin-Zaev, nuk lënë gjë pa i thënë! - Bota Sot
Serbët të inatosur me maqedonasin-Zaev, nuk lënë gjë pa i thënë!

Lajme

Serbët të inatosur me maqedonasin-Zaev, nuk lënë gjë pa i thënë!

Më: 22 mars 2019 Në ora: 22:15
Aleksander Vuçiq dhe Zoran Zaev

Beogradi zyrtar është inatosur me sjelljen e kryeministrit  të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. Kryetari i të ashtuquajturës Komisioni për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun s’ka lënë ofendim pa bërë për shefin e qeverisë maqedonase.

“Ai është një politikan i rrezikshëm, i korruptuar, me dy fytyra, cinik. Zaev është i gatshëm të bëjë çmos dhe me dhunë të marrë pushtetin”, është shprehur ai.

Më tej, Drecun u shpreh i mllefosur me qasjen e Zaevit ndaj Serbisë.

Ai zbuloi se Zaev përmes kanaleve jozyrtare kërkoi që Serbia ta ndihmonte atë ta rrëzonte ish-kryeministrin Nikola Gruevski.

Image

“Këtu të ju them haptas. Ai u përpoq në çdo mënyrë për të marrë përkrahje nga Vuçiqi për të ndihmuar atë rreth rrëzimit të Gruevski. E them se ne duam të jemi fqinj të mirë me Maqedoninë”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...