Çfarë kishte ofruar Serbia që të mos bombardohej - Bota Sot
Çfarë kishte ofruar Serbia që të mos bombardohej

Lajme

Çfarë kishte ofruar Serbia që të mos bombardohej

Më: 23 mars 2019 Në ora: 15:10
Beogradi gjatë bombardimeve

Nesër është 20 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë e cila vazhdonte sulmet terroriste e shtetërore kundër popullatës shqiptare në Kosovë si dhe dëbimin saj nga vatrat e veta.

Mediet serbe në vigjilje të këtij përvjetori, përkujtojnë përpjekjet e fundit që u bënë për t’u ndaluar bombardimet që sollën çlirimin e Kosovës.

Njëri nga bashkëpunëtorët me të afërt të Sllobodan Millosheviqit në atë kohë, Momir Bullatoviq, atëbotë kryetar i sajesës Republika Federale e Jugosllavisë (që përbehej nga Serbia, Mali i Zi dhe Kosova e pushtuar) ka treguar se çfarë kishte ofruar ish-diktatori Millosheviqi që të mos bombardohej Serbia.

Sipas tij, Serbia kishte ofruar koncesione në miniera ndërsa përfaqësuesit ndërkombëtarë të rreshtuar në aleancën ushtarake perëndimore kishin thënë se kjo ishte ofertë interesante porse, megjithatë, nuk e donin.

“Oferta e dytë ka qenë, nëse u duhet bazë ushtarake, ne do t’ua japim me një kompensim simbolik, por ata për këtë thanë, jo faleminderit”, citojnë mediet serbe të ketë thënë Bullatoviq, transmeton Koha.net.

“Krejt në fund, shumë të dëshpëruar, për t’iu shpëtuar bombardimeve, u thamë se është mirë që Serbia të jetë anëtare e NATO-s”, shtoi ai.

“Ata u qeshën, thanë të jetë interesante edhe kjo, por as kjo nuk bën”, ka treguar Bullatoviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...