Kostiq që sulmoi Petroviqin, del në krah të zv. ministres së shkarkuar si antiNATO

Lajme

Kostiq që sulmoi Petroviqin, del në krah të zv. ministres së shkarkuar si antiNATO

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:37
Vesna Mikiq

Zyrtari i Listës Serbe Milan Kostiq që sulmoi para ca ditësh kreun e SLS-së Sllobodan Petroviqin, sot ka vazhduar ta përkrahë zv.ministren e shkarkuar të Drejtësisë Vesna Mikiq për qëndrimin kundër NATO-s.

Në një koment në Facebook, Milan Kostiqi kritikon Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe botën që po e përkrah shkarkimin e Vesna Mikiqit, duke thënë ndër të tjera se "paramendojeni që dikush nuk ka të drejtë ta thotë të vërtetën në publik dhe është gabim i saj që ka thënë se populli i saj ka vuajtur nga bombat e NATO-s. Kjo është turp për të gjithë botën që e përkrah këtë sistem në Kosovë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat