Drecun: Kemi pasur njeriun që na ka informuar nga dhoma qendrore e planifikimit të operacioneve të NATO-s! - Bota Sot
Drecun: Kemi pasur njeriun që na ka informuar nga dhoma qendrore e planifikimit të operacioneve të NATO-s!

Lajme

Drecun: Kemi pasur njeriun që na ka informuar nga dhoma qendrore e planifikimit të operacioneve të NATO-s!

Nga: F.B Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:44
Milovan Drecun

“Surdulica është një nga qytetet që ka pësuar më së shumti nga agresioni i NATO-s në vitin 1999. Kjo ishte një frikësim i popullit, me synimin që të ndikojë në moral dhe të detyrohen që të dorëzohen. Kemi pasur disa tentime që të nxitet dezertimi i pjesëtarëve tanë në Kosovë e gjitha ishte e menduar me plane”, ka thënë Milovan Drecun për “TV Happy”, transmeton “Bota Sot” .

“Unë në Kosovë kamë parë një unitet të jashtëzakonshëm që të mbrohet Serbia. Millosheviqin askush se ka përmend, aq më pak opozitën e atëhershme. Mbaj mend bombat e para kur ranë diku në Malishevë, kemi vërejtur karrigen e pilotit, menduam se ndokush nga NATO, por për fat të keq ishte nga MIG 29 i jonë, që e kishin rrëzuar dhe shumë ditë kishte qenë mes terroristëve. Vijnë aty këmbësoria e lodhur me ditë pas luftës me terroristë, flinin në tokë ndërsa përgjatë lëvizte kolona e jonë e mjeteve blinduara. Në qiell fluturonin aeroplanët, nuk ishim të kujdesshëm, një ushtar me sy të kaltër rri në transporter dhe ne i japim një transistor ai kthehet ngrit tre gishta dhe thotë. 'E gjithë kjo është Serbia, me zemër jemi që të mbrojmë Serbinë'”, thotë Drecun.

“Ishte luftë heroike dhe nuk ke çka i shton asaj. Qëllimi ishte Kosova, por drejtuesit kishin lëvizur ushtrinë nga kazermat me urdhër të gjeneral-shtabit Perishiq. Kufiri nuk është mbrojtur shumë sepse njësitë luftonin me terroristë në zona të ndryshme dhe secila njësi ka pasur vendin rezerve të zhvendosjes”, kujton ai.

“Ajo që pak dihet është se koloneli francez na ka dhënë neve informatat, Krahas tij ka qenë një njeri i pranishëm në dhomën e planifikimit të operacioneve të NATO-s. Ata në mbrëmje kishin takimin dhe vendoseshin kryqet në hartën kompjuterike të Korpusit të Prishtinës se cila njësi sulmohej. Njësitet bënin manovra dhe ndërronin pozicionin duke kaluar në vendet rezervë dhe duke iu shmang bombave. Mund të merrni me mend sa ishte i aftë shërbimi ynë që informatori jonë të mos zbulohet”, tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...