Vuçeviç: Çështja e serbëve në Kosovë kushtëzon çështjen e të gjithë Serbisë

Lajme

Vuçeviç: Çështja e serbëve në Kosovë kushtëzon çështjen e të gjithë Serbisë

Nga: F.B Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:29
Milosh Vuçeviç

Milosh Vuçeviç nënkryetari i Partisë (SNS) në pushtet në Serbi ka deklaruar se “provokimi i pushtetit të Prishtinës direkt rrezikon jo vetëm ekonominë serbe por edhe ekzistencën e popullit serb në krahinë, por shqetësojnë dhe brengosin edhe të gjithë qytetarët e Serbisë”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Vuçviq që përveç nënkryetar në partinë e Vuçiqit është edhe kryetar i qytetit Novi Sad këtë deklaratë e bëri në bisedë me Aleksandar Spiriq kryetar i organeve të përkohshme në Mitrovicë, ka njoftuar tv most.

Ai vlerësoi se nuk ju takon atyre që vijnë nga Serbia qendrore dhe Vojvodina të bëjnë parulla të fuqishme politike kur vizitojnë Kosovën, port ë informohen dhe të shohin çka mund të ndihmojnë dhe kontribuojnë.

Pas të gjithë hapave të njëanshme, shpallja e zgjedhjeve lokale në komunat veri varet nga takimi që përfaqësuesit e serbëve do kenë me presidentin Vuçiq.

"Çështja e serbëve në Kosovë kushtëzon çështjen e gjithë Serbisë. Duhet të flasim për ardhmëri, dhe jo për të kaluarën apo konfliktet mes serbëve. Jam i sigurt se me mençuri, seriozitet dhe përgjegjësi të përfaqësuesve serbe por edhe kreut shtetëror do arrijmë sukses të përballemi me sfidat dhe problemet, të tregohemi të matur, të vëmendshëm dhe të ruajmë interesat shtetërore dhe mbi të gjitha serbët në Kosovë ", tha Vuçeviç.

Duhet të angazhohemi që me rrugë politike të ruhet populli serb dhe të jemi unik. “A ka çështje më të rëndësishme se fati I serbëve të Kosovës? Kjo çështje në të vërtetë kushtëzon edhe çështjen e gjithë Serbisë ",tha ai.

Aleksandar Spiriq ka thënë se vizita e delegacionit nga Novi Sadi është mbështetje dhe vërtetim i lidhjeve të pa shkëputura me shtetin e Serbisë, Vojvodinën dhe popullin serb.

Sfidat janë të mëdha për popullin serb, por me rëndësi është mbështetja nga Beogradi, Novi Sadi, Vuçiqi dhe zyra për Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat