Simiç: Kosova po tenton që “mollën e përçarjes" ta hedh tek serbët

Lajme

Simiç: Kosova po tenton që “mollën e përçarjes" ta hedh tek serbët

Nga: F.B Më: 10 prill 2019 Në ora: 11:52
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç

Presidenti i Serbisë po bisedon sot me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës rreth procesit zgjedhor për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, ndërsa nënkryetari i Listës Serbe thotë se Prishtina tenton që mollën e ndarjes ta hedh tek serbët, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Simiç ka thënë se me presidentin Vuçiq do të diskutohet për hapat e mëtutjeshëm, ku ata do shprehin idetë dhe pas konsultimeve do të gjendet përgjigja më adekuate në situatën e krijuar.

"Prishtina po tenton që ‘mollën e mosmarrëveshjes’ ta hedh tek serbët në veri. Ata duan që të shkatërrojnë unitetin që kemi ndërtuar me vështirësi në vitet e shkuara ", tha ai.

Ai përsëriti se Serbia ndodhet në situatë të vështirë specifike dhe vendimet duhet të merren me koka të ftohta dhe të kthjellur.

"Do kemi takim dhe konsultime me Vuçiqin dhe Gjuriqin në mënyrë q ëtë gjejmë zgjidhjen më të mirë në interes të shtetit por edhe serbëve që jetojnë në Kosovës” ka thënë Simiç.

Rreth kërcënimit në rrjetet sociale, mësohet se disa persona janë intervistuar nga policia.

"Dhuna dhe kërcënimi nuk duhet të jenë mënyrë e zgjidhjes së çfarëdo lloj problemi në jetën publike, nga ana tjetër as mua as askënd nga Lista Serbe nuk do kenë sukses ta frikësojnë, që të ndalemi së luftuari për popullin tonë në hapësirë të Kosovës ", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat