Carla del Ponte zbulon fshehtësinë e Hagës: Miloseviçi është mbytur me qëllim, ja edhe si

Lajme

Carla del Ponte zbulon fshehtësinë e Hagës: Miloseviçi është mbytur me qëllim, ja edhe si

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:51
Slobodan Milosevic

Slobodan Milosevic, ish kryetar i Serbisë e RFJ-së, me qëllim ka bërë vetëvrasje duke i përzier ilaçet në qelinë e burgut në Scheveningen në vitin 2006, në mënyrë që t’i shmanget aktgjykimit dënues për krimet e luftës në Kroaci e BeH.

Këtë e ka zbuluar ish kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte, e cila ka pranuar se vdekja e Milosevicit më 11 mars të vitit 2006 e ka tërbuar, transmeton 100posto.hr.

“Pas katër vitesh marrjeje në pyetje mbrojtjes i kishin mbetur edhe 40 orë paraqitjeje. Gjykimi duhej të përfundonte për disa jave. Me muaj kemi tërhequr vërejtjen se Milosevici nuk po e merr ilaçin e përshkruar për tension të lartë, ndërsa nuk e kemi ditur se po merr ilaçe të papërshkruara, të cilët e kanë evituar ndikimin pozitiv të ilaçit të tij. Milosevic nga këshilli gjyqësor ka kërkuar që t’i lejohet dalja e përkohshme në liri, në mënyrë që të mund të udhëtojë në Rusi “për shërim”, ka përkujtuar Del Ponte në librin e saj “Krimi i luftës dhe unë”, shkruan media kroate

Këtë e ka mohuar kryetari i nderit i SPS-së së Milosevicit, Milutin Mrkonjic, i cili kryeprokuroren e Hagës e quan “rrenacake”, përcjell Metro.

“Carla del Ponte e Tribunali, kjo gjykatë krejtësisht jolegale, ata e kanë vrarë Slobodanin. Dhe këtë e kanë bërë sepse nuk kanë mundur ta gjykojnë, nuk kanë pasur asnjë dëshmi”, ka thënë Mrkonjic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat