Thaçi për “Independent”: Rreth Kosovës, Trump ndjek politikën e Obamës, Klinton dhe Bush

Lajme

Thaçi për “Independent”: Rreth Kosovës, Trump ndjek politikën e Obamës, Klinton dhe Bush

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:59
Presidenti Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi jo vetëm që po taohet me shumë liderë të huaj, por së fundi po intervistohet edhe nga prestigjiozet perëndimore. Pas intervistës me The Guardian, Thaçi ka dhënë edhe një intervistë me median tjetër britanike The Independent, informon foldrejt.com.

“Rrethanat e Kosovës kanë vetëm një të ardhme, vetëm një rrugë përpara, dhe ajo është anëtarësimi në Bashkimin Europian. Këtu nuk ka dyshime,” thotë Thaçi, përcjell foldrejt.com.

“Kosova do kryejë gjithë detyrat që të meritojë anëtarësimin në NATO dhe BE. Ne duam të shohim dyer të hapura me BE, Shqipërinë, Maqedoninë Veriore, Malin e Zi dhe Serbinë. Sa i takon NATO-s, mendoj se anëtarësimi do kryhet brenda pesëderi dhjetë vitesh, ose ndoshta edhe më pak.”

Në lidhje me Britaninë e Madhe, Thaçi u shpreh se Londra “çdoherë do mbetet partner i Kosovës, është apo nuk është anëtare e BE. Ajo ishte kontribuesja kryesore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”

Media bën me dije se Thaçi kishte takuar edhe gjeneralin britanik Mike Jackson në Londër, i njohur për fjalinë e tij  se “nuk do filloj Luftën e Tretë Botërore” pasi mori urdhër për largimin e trupave ruse nga aeroporti i Prishtinës.

Trump mjaft i angazhuar për Ballkanin

Përkundër skepktikëve që mendonin se presidenti amerikan Donald Trump nuk do merrej me Ballkanin, sipas Thaçit ai në fakt është “mjaft i angazhuar dhe mbështetës i rajonit duke ndjekur shembullin e paraardhësve të tij”.

Thaçi poashtu potencon se pavarësisht të kaluarës mes tij dhe Aleksandër Vuciqit, tashmë ka ardhur koha që nga “kundërshtarë lufte” të arrijnë marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në lidhje me Gjykatën Speciale, Thaçi shtoi se nuk ka “asgjë për t’u frikësuar”, dhe se ajo do tregojë për digjinitetin dhe integritetin e UÇK.

“Ajo që nuk do lejojmë kurrë është të rishkruhet historia,” tha Thaçi, duke shtuar se është mjaft krenar për atë që ka bërë UÇK. Por më tutje Thaçi kritikoi “standardet e dyfishta” të drejtësisë ndërkombëtare që nuk ka marrë në dorë vrasjen e 15 mijë civilëve, 20 mijë përdhunimeve dhe 200 masakrave rreth e qark Kosovës.

Në fund gjithsesi ai shtoi se këto i takojnë së kaluarës dhe se pas marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës tani është koha që të arrihet marrëveshja paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo është e rëndësishme për ne dhe për BE-në,” tha në fund numri një i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat