“Mami, më dhemb qafa kur lahem”, zbulimi i frikshëm për fëmijën

Lajme

“Mami, më dhemb qafa kur lahem”, zbulimi i frikshëm për fëmijën

Më: 17 prill 2019 Në ora: 13:11
McKenzie John

I ishte ankuar të ëmës se ndjente një dhimbje të çuditshme në qafë, gjatë kohës që lante flokët. Tashmë vogëlushi McKenzie John, 8 vjeç, lufton për të mbijetuar, pasi u diagnostikua me një kancer të rrallë.

Në muajin janar pas vizitës mjeku i interpretoi simptomat si infeksion viral, por gjatë një vizite të dytë në muajin shkurt, u zbuluan linfonode të mëdha, për të cilat iu dhanë antibiotikë.

“Ka qenë gjithmonë një fëmijë i shëndetshëm dhe kurrë nuk ka munguar në shkollë, ndaj ishte e pazakontë ankesa për dhimbjen në qafë. Sa herë që i ktheja kokën për ti larë flokët, më thoshte se kishte dhimbje të forta”, thotë nëna e tij Rhian.

Pas analizave të gjakut dhe radiografisë, McKenzie u shteua në spitalin e Morriston në Swansea, të Uellsit për pesë ditë me radhë, ku iu nënshtrua analizave më të thelluara.

Në 6 mars vogëlushi uellsian bëri rezonancën magnetike, ku dhe u zbulua prania tumorit.

Vogëlushi aktualisht po i nënshtrohet kimioterapisë pranë Christie NHS Foundation Trust në Manchester, Angli, ndërkohë që tumori i llojit rinofaringit, prek mesatarisht 250 persona në vit në Britaninë e Madhe, me një popullsi prej 66 milionë banorësh.

Në mbështetje të vogëlushit është hapur një faqe në GoFundMe për të mbuluar shpenzimet, në mënyrë që vogëlushi të kurohet në Manchester.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat