20 vjet nga rënia e Sali Çekut dhe Shefqet Mustafaj: Ranë me një dëshirë, çlirimin dhe bashkimin kombëtar

Lajme

20 vjet nga rënia e Sali Çekut dhe Shefqet Mustafaj: Ranë me një dëshirë, çlirimin dhe bashkimin kombëtar

Nga: N.Sh Më: 19 prill 2019 Në ora: 08:56
Sali Çeku

Njohësi i çështjeve politike në Kosovë, Erald Selca, ka kujtuar 20 vjetorin e rënies së heronjve Sali Çekut dhe Shefqet Mustafaj.

Selca, përmes një postimi në Facebook, thekson se, Sali Çeku dhe Shefqet Musafaj ranë për të mos vdekur kurrë në Kosharen legjendare.

Sipas tij, ata ranë së bashku me një dëshirë dhe qëllim, e ai ishte çlirimi dhe bashkimi kombëtar.

Ja postimi i plotë:

20 vite nga rënia e kolosëve të UÇK -së Sali Çekut dhe Shefqet Mustafaj

Çdo ditë po kemi përvjetore dëshmoresh dhe ata janë pasuria dhe krenaria jonë kombëtare në gjakun e tyre ndër shekuj janë bazat e kombit shqiptar .

Nesër bëhen 20vite nga rënia e juristit Komandantit të madh të UÇK -së emblematikut unifikuesit Bac Sali Çekut sinonim nderi dhe lavdie dhe trimit të madh sypatremburit luftëtarit të madh e të lavdishem Shefqet Mustafaj .

Ranë për të mos vdekur kurrë në Kosharen legjendare kundër armikut barbar serb ranë së bashku me njè deshirë qëllim çlirimin dhe bashkimin kombëtar .

Politika jonë e ndyrë larg duart nga dëshmoret sepse ata janë dalezotesit e atdheut ata i takojnë kombit tonë ata janë vet shtylla e shqiptarizmes .

Lavdi mbarë dëshmorëve të mëmedheut

Amaneti i tyre detyra jonë ta bëjmë Shqipërinë

E.Selca

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat