Vulin i reagon Gjukanoviqit: Nuk u frikësua efektit domino kur u nda Mali i Zi

Lajme

Vulin i reagon Gjukanoviqit: Nuk u frikësua efektit domino kur u nda Mali i Zi

Nga: F.B Më: 20 prill 2019 Në ora: 17:20
Aleksandar Vulin

Nuk dinë çfarë baze presidenti malazez Milo Gjukanoviq përcakton për çka të bisedojnë Beogradi dhe Prishtina, ka thënë ministri i mbrojtjes Aleksandar Vulin me rastin e deklaratës së Gjukanoviqit kundër korrektimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës , shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

„ Sa më pak që Gjukanoviq pyetet në malin e Zi, do që të pyetet më shumë në Serbi. Sa më pak ndikon në politikën dhe kontrollin në vendin e vetë, do që të bëjë problem Serbisë apo të bëjë ndonjë problem me ne”, tha Vulin.

Frika e Gjukanoqit për ndryshimin e kufijve është e kuptueshme se frikësohet Shqipërisë së Madhe, por nuk kuptoj qyqarin e tij se nuk guxon të përmend “Shqipërinë e Madhe” dhe të thotë prej çka vërtet frikësohet.

„Apo frikësohet për efektin domino nga Serbia? Serbia nuk ka pretendime territoriale ndaj Malit të Zi, ndërsa disa vende tjera kanë. Vështirë të kuptoj Gjukanoviqin që nuk ka guxim asnjë fjalë kur(kryeministri shqiptar) Edi Rama fol se si do fshijë kufijtë mes shqiptarëve kudo që jetojnë, e jetojnë edhe në Malin e Zi”, tha Vulin.

Gjukanoviq nuk ka pyetur kurrë për bisedimet me Prishtinën, bash sikur që secilën ditë pyetet më pak edhe në vendin e vetë.

Interesant shprehet Vulin që Gjukanoviq nuk ka pasur atë panik nga efekti domino në vitin 2006 kur u nda Mali i Zi nga Serbia, as nuk hetoi frikën as në vitin 2008 kur ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

„Kur copëtohet Serbia kjo është mirë, pozitive dhe nuk ka efekt domino, ndërsa kur vjen Shqipëria e Madhe në kufi të Malit të Zi, atëherë të frikësohet efektit domino. Serbia duhet të kujdeset vetëm për vete, popullin e saj, stabilitetin dhe të tjerët të shikojnë çka kanë bërë në vitin 2006 dhe 2008, kur Serbia ishte në vështirësi, dhe le të nxjerrim mësim çka kanë bërë me kufijtë e vetë”, tha Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat