Pacolli: Shqiptarët pasuruan ofertën politike me kandidaturën e profesor Blerim Rekës

Lajme

Pacolli: Shqiptarët pasuruan ofertën politike me kandidaturën e profesor Blerim Rekës

Nga: Z.B Më: 22 prill 2019 Në ora: 18:38
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se procesi i garës zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut dje ka shkuar qetë, përcjell “Bota sot”.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë që pret që në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve pret që shqiptarët të bëhen bashkë.

Postimi i plotë:

E vlersoj zhvillimin e qetë të procesit zgjedhor presidencial ashtu si dhe zgjedhjet e pjesshme vendore në Republikën e Maqedonisë së veriut. Ky proces shënon një hap të mëtutjeshëm në maturimin demokratik të këtij vendi. Shqiptarët pasuruan ofertën politike me kandidaturën e profesor Blerim Rekës dhe me mbështetjen e një kandidati konsensual. Tash është koha që në raundin e dytë në emër të avansimit të statusit të tyre brenda kuadrit kushtetues, shqiptarët të bëhen bashkë në mbështetjen e atij kandidati që garanton rrugën pa kthim kah integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së veriut. Kësisoj vota shqiptare do të peshojë më shumë dhe ata do të rrisin peshën e tyre politike brenda institucioneve si qytetarë të barabartë të shtetit fqinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat