Dorëzohet Beogradi përballë Merkel, ja çfarë shkruajn serbët për marrëveshjen me Kosovën

Lajme

Dorëzohet Beogradi përballë Merkel, ja çfarë shkruajn serbët për marrëveshjen me Kosovën

Nga: F.B Më: 23 prill 2019 Në ora: 09:52
Vucic dhe Merkel

Edhe Beogradi edhe Prishtina do të jenë në presion akoma më të madhe në takimin e ardhshëm në Berlin, sepse BE ka plan ambicioz në lidhje me Kosovën, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”, ndonëse sipas kësaj gazete presidenti I Serbisë është i vendosur se bisedimet i vazhdon vetëm pas heqjes së taksave.

Në Berlin ku do të marrin pjesë krerët e Serbisë dhe Kosovës, duhet të pritet presion në të dy palët, sepse si mësohet zyrtarët evropian kanë planin që kjo punë të përfundoj dhe të i vihet pika deri në tetor, kur duhet të formohet përbërja e re e Komisionit evropian.

Ndonëse kishte spekulime se Gjermania dhe Franca që janë nikoqir të takimit duan të marrin primatin në dialog nga Mogerini, burime diplomatike kanë thënë se  nuk ka ndasi ndërmjet Brukselit, Berlinit dhe Parisit dhe të gjithë kanë njëjtin qëllim.

“Përfaqësuesja e lartë e BE Federika Mogerini do të marr pjesë në takimin e Berlinit me liderët e lartë të vendeve të Ballkanit, ku synohet nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit në gjithë kontinentin” ka thënë zëdhënësja e Mogerinit Maja Kocijançiç.

Ideja e përcaktimit të kufirit si dihet tashmë nuk është aktuale dhe ajo flitet pjesërisht. Kancelarja gjermane Angela Merkel kundërshton çfarëdo qoftë ndryshimi të kufijve në vendet ku ka vendbanime. Korrektime të vogla ku bëhet fjalë për vendbanime mund të lejohen.

Pasi tahs do mbahen zgjedhjet parlamentare në Evropë dhe udhëheqja e tashme shkon, ndërsa në tetor vjen tjetra, po ashtu dihet se Merkel është në largim e sipër, ekzistojnë parakushte që të kurorëzohet përmbyllja e dialogut me marrëveshje gjithëpërfshirëse, përndryshe ky do jetë mos sukses.

Si dihet presidenti i Serbisë Vuçiq është kategorik se nuk ka vazhdim të dialogut pa heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Ai ka thënë se ka pasur emisar të ndryshëm që ta bindin të kënaq dhe ndonjë lëshim shqiptarët që ata të heqin taksën por kanë marr përgjigje se Beogradi nuk do bëjë asnjë lëshim derisa sa Prishtina të përmbush obligimet.

Tërheqja e vërejtjes në prag të takimit në Berlin

Në takimin e Berlinit sipas zëvendës shefit të fraksionit drejtues kristian-demokrat (CDU) Johan Vadeful do theksohet se “plani i rrezikshëm i ndryshimit të territoreve” është rrezikim i sigurisë në gjithë Ballkanin. Ai tha se askush nuk mund të garantoj se ndryshimi mund ndalet vetëm në Serbi dhe Kosovës dhe kjo sillte zjarr në Ballkan, jo stabilitet dhe konflikte të reja etnike dhe lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat