Ambasadori ukrainas: Do ta njohim Kosovën, kur ta njoh Serbia

Lajme

Ambasadori ukrainas: Do ta njohim Kosovën, kur ta njoh Serbia

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:29
Oleksandr Aleksandrovich

Kështu ka deklarur ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandrovich, i cili ka thënë se do ta njohin Kosovën nëse një ditë një gjë të tillë do ta bëjë Serbia.

“Edhe nëse Rusia tërhiqet nga Krimeja dhe Ukraina lindore, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Ky ishte pozicioni ynë para pushtimit të Rusisë, do të jetë qëndrimi ynë deri në fund”, ka thënë ai për mediat serbe.

Serbia vazhdimisht është duke organizuar fushatë për heqjen e njohjeve të Kosovës.

Një gjë e tillë thuhet të ketë nxit edhe reagimin e SHBA-ve, të cilët i kanë kërkuar Serbisë, që të ndal fushatën e saj kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat