Isufi: Kosova ka nevojë për ndryshime në kuptimin kualitativ

Lajme

Isufi: Kosova ka nevojë për ndryshime në kuptimin kualitativ

Nga: D. B Më: 29 prill 2019 Në ora: 12:04
Ahmet Isufi

Opozita ka të drejtë të mbajë qëndrim kritik ndaj qeverisë dhe madje një opozitë e fortë është e shëndetshme për shoqërinë, sepse bëhet korrigjuesë dhe kërcënuese për qeverinë, nëse ajo nuk korrigjohet dhe nuk vepron sipas interesave të qytetarëve.

Kështu ka vlerësuar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se metodat dhe mjetet që i përdorë opozita janë të parapara me kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre që protestat të jenë përmbajtjesore dhe paqësore.

“Është e ditur që opozita shfrytëzon instrumentet dhe metodat që i përshtaten asaj. Kosova ka nevojë për ndryshime në kuptimin kualitativ dhe duhet të përkrahet pozita atëherë kur bënë veprime në dobi të qytetarëve dhe të vendit por edhe të kritikohet atëherë kur ka vend për kritikë”, është shprehur deputeti Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat