Ish-agjenti i SHIK-ut, kërkon taksë të përjetshme kundër Serbisë

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut, kërkon taksë të përjetshme kundër Serbisë

Nga: N.Sh Më: 30 prill 2019 Në ora: 13:46
Naim Miftari

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, taksa 100% ndaj produkteve serbe duhet me u rritë akoma më shumë, ose të bëhet detyrim i përjetshëm ndaj Serbisë.

Miftari thotë se, nuk do të ishte keq edhe nga BE-ja që t’i bëhet një stop Serbisë derisa kjo të ndaloj së mbrojturi dëmin që ia shkaktuan Kosovës.

“Taksa 100% kundër mallrave serbe duhet mu rrit akoma ma shumë dhe do duhej të jetë taks detyrim i përjetshme, nuk do ishte e keqe as edhe një taksë një stop për gjitha kontaktet me BE gjersa kjo e fundit nuk ndalon ta mbron në dëmin tonë shtetin fashist serb.

Vizat turistike nuk janë jetike për popullin tonë por jetike janë zhvillimi ekonomik, politik dhe juridik i Kosovës!”, shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat