New York Times: Samiti në Berlin, varrosje e idesë së ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve

Lajme

New York Times: Samiti në Berlin, varrosje e idesë së ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve

Nga: F.B Më: 30 prill 2019 Në ora: 17:15
Foto

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron janë takuar në Berlin me liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe kanë tentuar të arrijnë zgjidhja paqësore, por për nisje të bisedimeve dhe raporteve të normalizimit nga pika zero, është dashur që të ndërmjetësojnë edhe për paqe mes dy liderëve të Kosovës vlerëson  “The New York Times” – NYT).

Në tekstin lidhur me samitin e Ballkanit perëndimor me liderët gjerman edhe francez, gazet përkujton se presidentët e Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në takimin ën Austri në gushtin e kaluar patën paralajmëruar se zgjidhja përfundimtare mund të nënkuptonte edhe ndryshim dhe shkëmbim të territoreve dhe kufijve.

Thaçi beson se një marrëveshje e këtillë do rezultoi me njohjen e pavarësisë së Kosovës, por kryeministri Haradinaj kundërshton ashpër çfarëdo lloj lëshimi territorial, duke e quajtur  këtë ide “ shkurtesë për tragjedi” “, shkruan gazeta dhe shton se ky qëndrim është armë e fortë në rivalitetin e gjatë me Thaçin.

Gazeta përmend edhe drejtorin e Institutit për Hulumtime Politike dhe Zhvillimore Lulzim Peci se qytetarët janë lodhur nga konflikti Thaçi dhe Haradinaj “si lider të së kaluarës”, ndërsa “ sjelljet e tyre janë toksike për ardhmërinë e Kosovës që duhet të jetë shumë etnike edhe shtet i qytetarëve me të drejta për të gjithë “.

"Takim në Berlin ishte varrosje e ndarjeve etnike dhe shkëmbimit të territoreve që nuk janë projekte të ardhmërisë së regjioni “, tha Peci.

Marrëveshja për shkëmbim të territoreve do ishte shmangie e madhe e qëndrimeve të kancelares gjermane q ëmë herët ka thënë se kufijtë në Ballkani perëndimor nuk janë lëndë e bisedimeve shkruan NYT dhe shton se për diplomacinë gjermane ndryshimi i kufijve është katastrofë për regjionin.

Duke u thirr në diplomatët perëndimor gazeta shton se vendet si Austria e Hungaria besojnë në këtë ide.

Shefja e politikës së jashtme në BE Federika Mogerini ka mbështetur idenë nëse është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare. Në befasi të gjithëve këshilltari I sigurisë në administratën e Trampit, Xhon Bolton, pat thënë se ShBA është  ehapur për çdo lloj marrëveshje shkruan NYT.

Por emocione janë lajmëruar tek Vuçiq dhe Thaçi që shfaqën idenë e shkëmbimit të territoreve, kështu që analistë të ndryshëm thonë se mungesa e debatit do vendoste Kosovën dhe Serbinë në një spirale të hapave dhe do shkaktonte ndarje mes dy shoqërive.

"Duhet të shikojmë fotografinë e gjerë të problemit. NA nevojitet zgjidhja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë që mundëson Kosovës vend në OKB ndërsa Serbia në rrugën e bashkëngjitjes së BE-së “, ka thënë eksperti për Ballkan Xhems Ker Lindzi.

Gazeta amerikane shton se "Serbia po ballafaqohet me protesta shumë mujore të opozitës, ndërsa Vuçiq shfrytëzon presionin e perëndimit si arsyetim për rritjen e autoritarizmit dhe kontrollit të rreptë në ekonominë e vendit “ dhe citojnë se në takimin e Berlinit ka thënë se „Serbinë e shtyjnë në njohjen e Kosovës e Serbia mos të fitoj asgjë “.

Teksti për samitin e Berlinit NYT e përfundon me vlerësimin e analistit Srgjana Cvijiç se Merkel dhe Makron me këtë takim” dëshiruan të vërtetojnë se BE është në kërkim të zgjidhjes përfundimtare – me vazhdim të dialogut pa shkëmbim të territoreve dhe të eliminon narrativin se “ Parisi dhe Berlini qëndrojnë në anët e kundërta të zgjidhjes së mundshme të çështjes së Kosovës dhe Serbisë “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat