“Tre liderët me presh në duar, drejtësia nuk do të vonojë për tradhtarët e kombit”

Lajme

“Tre liderët me presh në duar, drejtësia nuk do të vonojë për tradhtarët e kombit”

Nga: N.Sh Më: 5 maj 2019 Në ora: 19:59
Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Vuçiq

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, prof. Faton Kurti thotë se, tre liderët kryeministri Edi Rama, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksander Vuçiq janë kapur me presh në duar.

Sipas tij, këta tre liderë, kurrë nuk do të ndalen së hequri dorë nga ideja për ndarjen e Kosovës.

Ai shprehet, në një postim në Facebook se, drejtësia nuk do të vonojë për këta tradhtarë të kombit.

Ja postimi i plotë:

TRE "LIDERËT" VUÇIÇ, RAMA DHE THAÇI TË KAPUR ME PRESH NË DUAR!

Përderisa këta të tre mbesin në postet e tyre - këta kurrë nuk do të heqin dorë nga ideja për ndarjen e Kosovës, vetëm për të mbetur në pushtet edhe pse një ndarje eventuale e territorit të Kosovës do të sillte prap luftë dhe shkatërrim në Ballkan.

Kurrë më parë nuk ka ndodhur që shqiptari ta nxjerrë në pazar, tokën e larë me gjak të të parëve.

Drejtësia nuk do të vonojë për këta tradhtarë të kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat