Tribunali po heton një telefonatë të Karaxhiqit në Mal të Zi - Bota Sot
Tribunali po heton një telefonatë të Karaxhiqit në Mal të Zi

Lajme

Tribunali po heton një telefonatë të Karaxhiqit në Mal të Zi

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:23
Radovan Karaxhiq

Tribunali i Kombeve të Bashkuara tha se po bën hetime se si ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, ka telefonuar në një ngjarje në Mal të Zi nga qelia e tij e burgut në Hagë.

Një zëdhënës i Tribunalit tha se thirrja e Karaxhiqit ishte e paautorizuar.

"Zyrtari komandues nuk i dha të burgosurit miratimin paraprak për të përdorur pajisjet e komunikimit. Ka arsye për të besuar se i burgosuri mund të ketë kryer vepër penale", tha Olufemi Elias.

Incidenti ndodhi dy muaj pasi një panel i gjykatësve e rriti dënimin e Karaxhiqit për gjenocid dhe krime të tjera në vitet 1990 në burgim të përjetshëm.

Elias tha se komandanti i njësisë së burgut është urdhëruar t'i monitorojë thirrjet jo të privilegjuara telefonike të Karaxhiqit.

Ngjarja e 3 majit në të cilën ka telefonuar Karaxhiq, është organizuar nga Këshilli Kombëtar Serb dhe Qendra Informative dhe Kulturore e Serbisë në Podgoricë.

Presidenti i Këshillit Kombëtar Serb, Momçillo Vuksanoviq, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk ka pasur asgjë të diskutueshme në thirrje.

"Ai donte t'i përshëndeste pjesëmarrësit e forumit dhe kjo u lejua. Nuk shoh asgjë të diskutueshme në këtë", tha ai.

Zyrtarët e Tribunalit urdhëruan rritje të monitorimit të Mlladiqit prejse ai foli për një stacion televiziv serb në nëntor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...