Ambasadori i Kosovës paralajmëron provokimin e një luftë botërore të Serbisë me përmasa katastrofale

Lajme

Ambasadori i Kosovës paralajmëron provokimin e një luftë botërore të Serbisë me përmasa katastrofale

Nga: N.Sh Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:44
Tanket serbe

Ambasadori i Kosovës, në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj thotë se, Serbia është rrezik për paqen në Ballkan dhe atë botërore, pasi mund të provokoj një luftë botërore me përmasa kastastrofale.

Kjo për shkak të lidershipit radikal nacionalist.

Sipas tij, NATO, SHBA dhe Bashkimi Evropian duhet që ta vëzhgojnë nga afër Serbinë.

Ja postimi i plotë:

Serbia eshte rrezik per paqen ne Ballkan dhe ate boterore!

Serbia eshte rrezik permanent per paqen, sigurine dhe stabilitetin ne Ballkanin Perendimore dhe me gjere.

Madje ajo mund te provokoj nje lufte boterore, me permasa katastrofike, per shkak te lidershipit radikal nacionalist, i cili para opinionit deshiron te justifikoj, qofte edhe permes konflikteve, deshitimin dhe debaklin ne te gjitha luftrat e shkaktuara ne dekadat e fundit, ne territorin e ish federates jugosllave.

NATO,SHBA dhe Bashkimi Europian, duhet t'i vezhgojne nga afer provokimet dhe levizjet e forcave serbe, duke ia bere te qarte se ajo mund te pesoj humbje dhe katastrofa tjera, nese luan me zjarrin dhe rrezikon paqen ne Ballkan!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat