Policia e Kosovës me njësitet e saja ka arritur që në 24 orët e fundit të evidentoj 36 aksidente trafiku.
Nga këto aksidente, 1 ka qenë me fatalitet, 15 me të lënduar dhe 20 pa të lënduar.
Kurse, njësitet policore të trafikut kanë shqiptuar 1077 tiketa për vozitësit që nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit.
Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 8 persona për mos respektim të ligjit. 7 nga ta janë dërguar në mbajtje.