Vulin: Jemi të lidhur me Prishtinën deri sa nuk çmendemi - Bota Sot
Vulin: Jemi të lidhur me Prishtinën deri sa nuk çmendemi

Lajme

Vulin: Jemi të lidhur me Prishtinën deri sa nuk çmendemi

Nga: F.B Më: 14 maj 2019 Në ora: 06:49
Aleksandar Vulin

Ministri i mbrojtjes  Aleksandar Vulin ka deklaruar se “Prishtina nuk do dialog dhe se ideja e përcaktimit të kufijve (kufizimit) nuk e gëzon, por beson se është e mundshme”, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

„Do të doja që Kadri Veselit ë jetë sa më larg meje, do doja që mes meje dhe tij, ndërmjet nesh dhe atyre  të jetë vendosur kufiri i fortë, sepse kut këtë të kemi do të kemi gjasa të mbizotëroj paqe “, ka thënë Vulin duke tërhequr vërejtjen se ideja e tij nuk ka mbështetjen e presidentit të shtetit Aleksandar Vuçiq as të qeverisë.

Duke fol për idenë e përcaktimit të kufirit, Vulin ka nënvizuar se vendet perëndimore konsiderojnë se serbët nuk guxojnë të rrezikojnë në asnjë mënyrë “tërësinë territoriale  të pavarësisë dhe Kosovës së madhe” dhe ai është kundër këtij qëndrimi.

„Deri kur do të jemi të lidhur më atë që bënë Prishtina, që nga ata dhe hapat e tyre të varet zhvillimi ynë“, pyeti ai.

„Ka ekzistuar në Turqi dënimi i lidhjes për të vdekurin, përderisa njeriu i gjallë nuk çmendet. Kështu jemi ne, të lidhur me Prishtinën, Haradinajn , terroristët “, ka theksuar  Vulin.

Ai ka shtuar se në zgjidhjen e çështjes së Kosovës duhet mendohet në të gjithë serbët pa marr parasysh ku jetojnë ata, duke konstatuar se Serbia nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve tjera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...