Mediat serbe flasin për lidhjet e kongresmenit Eliot Engel me lobin shqiptar dhe biznesmenin shqiptar Hari Bajraktari

Lajme

Mediat serbe flasin për lidhjet e kongresmenit Eliot Engel me lobin shqiptar dhe biznesmenin shqiptar Hari Bajraktari

Nga: F.B. Më: 14 maj 2019 Në ora: 10:17
Eliot Engel

Era në shpinën e portit shqiptar kongresmenit demokrat Eliot Engel që kohë më parë organizoi dëgjimin dhe dëshminë për dhunimet ndaj grave shqiptare në konfliktin e Kosovës ia jep biznesmeni shqiptar dhe njëri ndër lotuesit më të pasur për pavarësinë e Kosovës Hari Bajraktari, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Engel me vite dhe pa hezitim në të gjitha mënyrat ka propaganduar pavarësinë e Kosovës, ndërsa kulmi ishte më 29 prill kur në Komitetin për punë të jashtme në Dhomën e përfaqësuesve të Kongresit në ShBA si kryetar ka organizuar dëgjim në të cilën dëshmitë e tyre për dhunimet i kanë paraqitur ish kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe njëra nga gratë e dhunuara.

Pikërisht në këtë e ka ndihmuar edhe Hari Bajraktari, njëri nga tre njerëzit që krah për krahë me shefin e diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacollin dhe biznesmenin Florim Krasniqi lobojnë për pavarësinë e Kosovës. Bajraktari këtë as nuk e fsheh, pasi me vite lavdërohet se ka investuar miliona në mënyrë që Kosova të bëhet shtet. Kush është Bajraktari? Pasurinë e ka arritur me tregti me palujshmëri në bregdetin lindor të ShBA-ve, ndërsa një pjesë të ndikimit  mund të i përshkruhet edhe gruas së tij Liza Milicaj gruaja e parë shqiptare me nënshtetësi amerikane që u zgjedh në funksionin këshilltar publik në Nju Jork.

Bajraktari sipas gazetës serbe është kundërshtar i madh i formimit të bashkësisë së komunave serbe dhe që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit me të gjitha forcat angazhohet që mos të vij deri tek ajo. Një nga misionet e tij sipas “Blic” është hyrja e Kosovës në UNESCO.

“Bajraktari në ShBA është vendosur në vitin 1969, ndërsa u pasurua në tregtinë me palujshmëri. Ishte sponsor o Bill Klintonit dhe Hilari Klintonit por edhe i republikanëve që me të ndajnë idenë e pavarësisë së Kosovës. Së bashku me Kongresmenin Engel në bllokimin e rrotave të formimit të bashkësisë së komunave serbeve duke e quajtur bashkësi mitike. Sa herë ka fol për te iu ka zvogëluar ingerencat dhe ka thënë nëse formohet do të ketë kompetenca të shoqate joqeveritare. Kongresmeni Engel dhe Bajraktari kanë lidhje të afërta, ndërsa kur Bajraktari kishte aksident në Kosovë, Engel ka siguruar mundësinë që urgjentisht të pranohet në Klinikën e bazës “Bondstil“ ndërsa më pas edhe bazën ushtarake në Gjermani, pa të cilat vështirë do të mbijetonte” – ka thënë një burim diplomatik për "Blic".

“Kohë më parë ka dëshmuar se shqiptarët janë frikësuar për shkak të Rambujes, sepse mund të mbeteshin në kuadër të Serbisë” ka thënë burimi.

Natyrisht nuk bëhet fjalë për njeri modest, që dëshmohet edhe më dokumentarin që ka bërë për vete rreth “arritjeve edhe sukseseve” ku dasmohet afërsia me Ibrahim Rugovën , por tregon foto edhe me Medlin Ollbrajt, andaj nuk është befasuese që kongresmeni Engel fol me nderim për te. "Blic" ka publikuar prapavijën e kongresmenit Engel dhe insistimin e tij për pavarësi të Kosovës, sepse shqiptarët janë donatorët më të shumtë të tij, ndërsa pikërisht  me Bajraktarin kanë investuar në ndërtimin e ndërtesës në Bronks.

Tramp ka ngushëlluar gruan e Bajraktarit në Tviter

Gruan e Bajraktarit - Liza Milicaj e ka trimëruar dhe ngushëlluar në prag të zgjedhjeve të fundit në Tviter edhe presidenti i ShBA Donalt Tramp. Atë e ka kritikuar revista "National Revieë" se nuk beson në retorikën e gruas burri i të cilës është tregtar i palujshmëri-ve  nga Nju Jorku. " të them të vërtetën asnjëherë nuk kam dëgjuar për "National Revieë" përderisa nuk kanë tentuar të shpallin luftë kundër teje. Mos u brengos tashmë ke vetën time ", ka shkruar Tramp asokohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat