Drecun: Është rrezik që disa serbë ftojnë të votohen shqiptarët

Lajme

Drecun: Është rrezik që disa serbë ftojnë të votohen shqiptarët

Nga: F.B Më: 19 maj 2019 Në ora: 12:27
Milovan Drecun

Sot në komunat e veriut të Kosovës janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunave, të cilat sipas raportimeve po kalojnë qetë dhe pa ndonjë problem, ndërkohë që politikanë të ndryshëm serb po ftojnë qytetarët të dalin dhe votojnë, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Kryetari i Këshillit për Kosovë në kuadër të Kuvendit të Serbisë Milovan Drecun duke folur rreth procesit zgjedhor në veri të Kosovës ka thënë se “ Është rrezik që disa persona serb po ftojnë që të votohet për shqiptarët”.

"Kur dikush fton që të votohet për kandidatët shqiptar i bënë dëmin më të madh të mundshëm popullit të vetë. Ndërsa këtë po e bëjnë ata që në kafene kanë vendosur rreth fatit të njerëzve në Beograd” ka thënë Drecun.

Ai ka nënvizuar se nga serbët në veri të Kosovës, pritet një shkallë e lartë e kuptimit të rëndësisë së interesit dhe mos shkëputjes së lidhjeve të tyre me Beogradin.

"Pres që ata të dëshmojnë se janë për mos shkëputje të lidhjeve me Beogradin dhe do të dëshmojnë bashkësisë ndërkombëtare se nuk mund të llogarisin në mosmarrëveshje dhe përçarje të popullit serb. Rrezik i madh se mund të i shkaktohet dëm interesit të popullit serb nëse , mos dhashtë Zoti ndonjëri nga ata bëhet kryetar komune ", ka thënë Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat