Gjuriq: Fitore e madhe e serbëve në Kosovë

Lajme

Gjuriq: Fitore e madhe e serbëve në Kosovë

Nga: F.B. Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:04
Marko Gjuriq

Kjo është fitore e madhe e serbëve të Kosovës, do të vazhdojmë të përpiqemi, ka thënë drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq, me rastin e shpalljes së fitores nga Lista Serbe në zgjedhjet për kryetar të komunave veri, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka thënë se kandidatët serb në të katër komunat në veri të Kosovës kanë shënuar fitore, duke nënvizuar se Lista Serbe në Mitrovicën Veri, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok ka arritur fitore “edhe në numrat absolut edhe individualisht si organizatë politike në Kosovë".

Ai ka thënë se rezultatet e djeshme janë më të mira se ato të arritura në vitin 2017.

"Kjo është humbje dhe mossukses i atyre që ftonin të bojkotohen zgjedhjet, disa faktorëve jo përgjegjës dhe politik në Serbi dhe humbje e përpjekjes së Prishtinës që duke kandiduar shqiptarët në mjediset ku 90 për qind janë serb të marr në kontroll veriun", tha Gjuriq.

Rezultatet e zgjedhjeve janë një sukses u madh në luftën për unitet me Republikën e Serbisë në luftën për unitet të vetë shtetit të Serbisë.

"Njerëzit tanë, bashkëkombësit në Kosovë me votën e tyre kanë ruajtur pragjet e shtëpive dhe kanë dëshmuar përgjegjësi dhe dashur ndaj shtetit të Serbisë si dhe gatishmëri që edhe në kushte të pamundura të njohin atë që është përgjegjësi dhe politikë serioze që sot e mbështetën", ka thënë Gjuriq.

Në të njëjtën kohë ai ka uruar “njerëzve që punuan me sakrifikim” duke vërtetuar edhe njëherë proverbin se “ vetëm uniteti shpëton serbin”.

"Do të vazhdojmë të përpiqemi e luftojmë. Nuk ka çlodhje, secilën ditë është lufta e re, ndërsa kjo fitore është përgjegjësi e re  që të punohet më seriozisht dhe më mirë", përfundoi Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat